Patozi: Tahiri ‘peshk i vogël’? Atëherë rrugë të mbarë gjuetisë së ‘peshkaqenëve’

 Patozi: Tahiri ‘peshk i vogël’? Atëherë rrugë të mbarë gjuetisë së ‘peshkaqenëve’

Astrit Patozi, ish-deputet i PD

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka komentuar dorëzimin e mandatit të deputetit nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Patozi shkruan në rrjetet sociale se ‘dorëzimi’ i Tahirit, sipas tij “peshk i vogël”, i akuzuar për trafik droge me Habilajt, i hap rrugë gjuetisë së "peshkaqenëve". 

Mesazhi i Patozit është se ata të cilët bëjnë gjumë të prishur prej kohe për shkak të çështjes 'Tahiri', kanë tashmë një arsye më shumë të shikojnë ëndrra të këqija.

 

Cilado qoftë arsyeja e dorëzimit të tij tek drejtësia, ata që bëjnë prej kohësh gjumë të trazuar, për shkak se e dinë ç’kanë bërë, kanë një arsye më shumë të shikojnë ëndrra të keqija.

Nëse Saimir Tahiri paska qenë një peshk i vogël, siç po thuhet, atëherë rrugë të mbarë gjuetisë së “peshkaqenëve”, pavarësisht krahut që kanë zgjedhur për të qëndruar në oqeanin e zullumit! Nuk ka fare rëndësi, nëse janë shefa apo kundërshtarë të tij.

Astrit Patozi, ish-deputet i PD

Postimi i plotë i Astrit Patozi:

SHPIRTRAT QË MUND TË KETË TRAZUAR DORËZIMI I SAIMIR TAHIRIT

Nëse Saimir Tahiri paska qenë një peshk i vogël, siç po thuhet, atëherë rrugë të mbarë gjuetisë së “peshkaqenëve”, pavarësisht krahut që kanë zgjedhur për të qëndruar në oqeanin e zullumit!

Nuk ka fare rëndësi, nëse janë shefa apo kundërshtarë të tij. Cilado qoftë arsyeja e dorëzimit të tij tek drejtësia, ata që bëjnë prej kohësh gjumë të trazuar, për shkak se e dinë ç’kanë bërë, kanë një arsye më shumë të shikojnë ëndrra të keqija.

Të paktën nuk qëndron më alibia se mbrojtja e ish-ministrit me imunitet ishte një barrikadë e fortë për pandëshkueshmërinë.
Dhe kjo nuk ka të bëjë shumë me atë që mund të thotë apo tregojë vetë Tahiri gjatë hetimit të tij.

Më tepër se kaq, është djegia e një etape tjetër në një proces me sa duket të pakthyeshëm, dhe me shumë gjasë ky është shkaku se pse po përvëlon kaq shumë. Është ai momenti, kur e ndjen se po të ngrihet niveli i ujit dhe ti e di që nuk mund të notosh, ngaqë t’i kanë lidhur duart.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besford këlluf gjoleka: 03/05/2018 18:38

    O astrit po ku ishe ti gjeri dje pse sdole të flisje për Gërdecin si një demokrat i vërtet pse sfole për 4 vrasjet në bulevard o bixhozxhi po tani që të nxori lul krimineli me shkelma tani lef pa pushim o astrit kok boshi

    Përgjigju
  • Kulla e Viçidolit: 03/05/2018 17:59

    Ke per tu mbyt o Patoz.Skanderbegu yne ka thy rekord ne not. Ai ka me dal p.. nanes vet.. e ka me shku ne ....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!