‘Patronazhistët shpërblehen me ndërtime’, qytetari nxjerr bllof Berishën: O Sali, unë jam anëtar i PD, objekti është me dokumente të rregullta

‘Patronazhistët shpërblehen me ndërtime’, qytetari nxjerr bllof Berishën: O Sali, unë jam anëtar i PD, objekti është me dokumente të rregullta

Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë sërish bllof!

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Berisha ka publikuar një mesazh nga një qytetar virtual, me pretendimin se një ndërtesë të cilën edhe e ka paraqitur me foto është pronë e patronazhistëve dhe se ata po shpërblehen me ndërtime në mes të qytetit.

“Patronazhistët që terrorizuan qytetaret me të dhënat personale që u dha Edvin Kristaq Xhelati i votës së lirë, shpërblehen me ndërtime në mes të qytetit!”, shkruan Berisha në postimin e tij.

Mjaftoi vetëm një koment për të nxjerrë bllof, ish-kryeministrin.

Qytetari shkruan se ai është anëtar i Partisë Demokratike dhe se ndërtesa është në pronësinë e tij, me dokumentacion të rregull ligjor.

 “O zoti Sali Berisha, unë që kam bërë këtë objektin jam anëtar i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe të kanë informuar gabim servilët e PD në Kurbin. Cilido që ka ndonjë paqartësi të vijë pranë objektit, t’i vë në dispozicion të gjitha dokumentet ligjore.”, shkruan qytetari në postimin e Berishës.

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sali: 22/05/2021 12:46

    O salqeni qenke pjerdhur nga trute e kokes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ilir Metaj: Turizmi 2024?...Karvani do të ecë përpara

Ilir Metaj: Turizmi 2024?...Karvani do të ecë përpara