Fituesi i  “Golden Boy 2013”, Pogba nuk kënaqet me kaq, por synon trofeun e Topit të Artë. 

“Shpresoj që një ditë të fitoj Topin e Artë. Duhet ende të përmirësohem, por kam fatin që luaj me Andrea Pirlon, i cili është një futbollist i madh dhe meriton shumë’.

Çmimin e Pogba e ka komentuar edhe drejtori i përgjithshëm, Marotta, duke thënë fjalët më të mira për francezin e mesfushës bardhezi. “Paul është një lojtar i madh dhe një djalë i mirë.

Pogba ka dy cilësi të mëdha, kurajon dhe inteligjencën që i përdor si në fushë dhe në jetë.

Kur erdhi te ne ishte një premtim dhe tani është një kampion. Pogba i ka të gjitha kualitetet për të fituar në të ardhmen çmimin individual më të rëndësishëm për një futbollist” tha ai.



d.b/shqiptarja.com