Debatet dhe kundështitë e pambaruara në këtë përvjetor shekullor të shpalljes së pavarësisë po udhëtojnë të pasheshuara drejt datës historike të 28 nëntorit dhe pritet të kalojnë mbi të për të vijuar në forma dhe tone të reja edhe në të ardhmen. Vlora dhe Tirana, Pavarësia dhe Monarkia,Ismail Qemali dhe Ahmet Zogu. Këto janë vetëm disa nga diadat e nënkuptuara që kanë mbajtur e mbajnë ndezur ketë debat. Natyrisht, nuk janë shprehur e nuk mund të shprehen kaq hapur e kaq bruto sa i themi ne këtu, por gjithëkush e kupton ku rreh çekani. Pozicionet e palëve në raport me këto diada janë pak a shumë pozicionet e partive në spektër.
Partive qeveritare sikur u tërheq shati më shumë nga Tirana, Monarkia dhe Ahmet Zogu, kurse partive opozitare nga Vlora, Pavarësia, Islamil Qemali. Kjo është përshtypja e përgjithshme.
Në të vertetë debatet për 100 vjetorin e pavarësisë duken shterpë po të mbajmë parasysh faktin se realisht të gjitha partitë dhe mbarë kombi shqiptar është i bashkuar në vlerësimin e 28 nëntorit të vitit 19912 si një datë e madhe historike dhe të Islamil Qemalit e etërve të tjerë të Pavarësisë si figura qëndrore të panteonit tonë kombëtar. Debatet duken pa kuptim gjithashtu edhe po të marrrim e të analizojmë gjymtyrët e njërës prej diadave që përmendëm më sipër. Vlora dhe Tirana …
Të dyja kanë vendin e tyre të patjetësueshëm në festimet e jubileut të madh. Vlora si qyteti ku u shpall pavarësia e Shqipërisë dhe Tirana si kryeqyteti i sotëm i vendit. Është fakt se kur vjen puna për të festuar Pavarësinë, Vlora nuk është vetëm kujtesë dhe histori. Referencat që sillen nga vendet e tjera të botës, pavarësia e të cilëve është shpallur në ishuj apo në qytete që nuk kanë qenë më vonë violinë e parë e zhvillimeve, nuk shkojnë për Vlorën tonë. Nga ana tjetër, Vlora, vlonjatët dhe gjithë shqiptarët janë të vetëdishëm se kryeqyteti i vendit, Tirana e ka vendin përkrah Vlorës në festimet e Pavarësisë. Gjithë problemi këtu ka qenë dhe është ruajtja me realizëm i sensit të masës dhe historisë, për të mos ushqyer përshtypjen se qeverisë ia ka qejfi të rrisë Tiranën e zvogëlojë Vlorën dhe, anasjelltas, opozitës i ka qejfi të kundërtën.
Pse ka kaq shumë debate atëherë kur problemi qenka kaq i thjeshtë? Siç e thamë më lart, partitë shqiptare, ndjekësit e tyre dhe qytetarët e parreshtuar politikisht nuk janë të ndarë për 28 nëntorin, por për rregjimet dhe figurat që pasuan shpalljen e Pavarësisë dhe që kanë zënë kaq shumë vend në këtë jubile. Kjo ka ndodhur për shkak të një konfondimi të pakujdeshëm, të panevojshëm, të shmangshëm, të bërë me dashje apo pa dashje, të përvjetorit të Pavarësisë me njëqind vitet e shtetit shqiptar. Këto natyrisht janë dy gjëra të lidhura, por nuk janë e njëjta gjë. Një mendje drejtuese e kthjellët dhe e urtë, që e di mirë se çfarë i bashkon dhe çfarë i ndan akoma shqiptarët, do të kërkonte që fokusi i vëmendjes dhe investimeve të përqëndrohej terësisht te përvjetori i Pavarësisë. Përveç nevojës për të ushqyer krenarinë e brezave për këtë ngjarje, kemi shumë për të mësuar për vetë ngjarjen, për kontekstin ndërkombëtar të saj, për etërit themelues, e tjerë. Kanë mjaftuar dy tre libra të rinj, si përshembull libri "Udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit" i Ilir Ikonomit, apo monografia e re për Dom Nikollë Kaçorrin e Angjelin Shtjefnit dhe Nikollë Lokës për të kuptuar pasojat e izolimit komunist në njohjen e historisë. Nga ana tjetër, kur më mirë se sa në një përvjetor të tillë mund të reflektohet e të diskutohet në mënyrë serioze, pa spontaneitet dhe populizëm, në aula dhe forume shkencore e politike gjithëpërfshirëse, për amanetin e papërmbushur të etërve themeleues që projektuan një Shqipëri të plotë e të bashkuar, siç e ka krijuar zoti dhe historia shumëshekullore e saj.
Ka kaq shumë për të bërë për përvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, sa nuk do të mjaftonte një i tillë. Përse t'i merrej në këtë kontekst koha Pavarësisë për t'ua dhënë rregjimeve që erdhën pas saj, sidomos Monarkisë. Historia ka data të tjera ekskluzive për çdo ngjarje me rëndësi në fatin e kombit dhe shtetit shqiptar. Kongresi i Lushnjës, përshembull, është data ideale për të evokuar edhe figurën e Ahmet Zogut, meqenese nuk ka kuptim të kemi një ditë të monarkisë. Po kështu edhe për data e figura të tjera. Në këtë mënyrë publiku i ndarë politikisht do të fillojë të gjejë pika kontakti edhe për ngjarje e figura të kontestuara ndërsjelltazi. Për rrjedhim, ndërgjegja dhe vlerësimi kombëtar do të shkojnë dora-dorës drejt një versioni sa më të unifikuar të historisë. Atëherë do të mund t'i integrojmë pa probleme përvjetorin e Pavarësisë me historinë e shtetit. Ata që nxituan kësaj radhe të përdornin Pavarësinë për të zbardhur politikisht Monarkinë duhet ta kenë ditur se nuk ishte momenti, se do të provokonin kundërshtime. Fatkeqësisht, megjithëse kundërshtitë janë për Monarkinë, po duhet sikur as Pavarësia nuk po i bashkon shqiptarët. Kush u investua për këtë, qoftë edhe nga naiviteti, duhet të pendohet.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com