Pavarësia, Bunk’Art kthehet në
zemrën e festimeve, 4 mijë vizitorë

Pavarësia, Bunk’Art kthehet në<br />zemrën e festimeve, 4 mijë vizitorë
TIRANE - Festimi i ditës së Pavarësisë është shoqëruar me dyfishimin e fluksit të vizitorëve në Bunk'Art, fluks që ditët e para shënonte rreth 2 mijë vizitore në ditë, ndërsa sot ka shkuar në plot 4 mijë.

Grupe të mëdha të rinjsh, e vizitorë të të gjitha moshave deri tek fëmijët e vegjël, duket se e kanë dyfishuar shifrën e ditëve të para, duke shënuar gjatë ditës së sotme një fluks në rritje të vizitorëve.

Duke shfrytëzuar ditën e pushimit për festat e Pavarësisë dhe të Çlirimit, banorët dhe grupe familjarësh të Tiranës kanë zgjedhur ta kalojne duke vizituar eskpozitat historike të Bunk'Art. 
 
Në hapësirën ku shtrihet ekspozita e 70-vjetorit të Çlirimit, ky prind i tregon vajzës së tij dokumentin origjinal me shkrim dore të krijimit të partisë komuniste më 8 nëntor të vitit 1943. 

bunkartbunkart
bunkart
Foto të tjera

Duket se janë pikërisht të rinjtë më të interesuarit për të mësuar diçka më shumë rreth periudhës së luftës, e cila u finalizua me çlirimin e vendit më 29 nëntor.

Çdo vizitor me sytë e tij sheh sakrificat e bijve të popullit të tij për lirinë e Shqipërisë, përpjekjet e të vrarëve në beteja të përgjakshme.

bunkart
bunkart
Foto të tjera

Ekspozita ka episode nga gjithë kalvari historik që nga pushtimi i Shqipërisë në vitin 1939, deri në 1944

Vizitorët shohin me kureshtje momente mbresëlënëse nga Çlirimi i Tiranës, nga organizimet e Çetave protagoniste të luftës Nacional çlirimtare deri pragun e Çlirimit të vendit. 

bunkart
Foto të tjera

Ekspozita nuk lë mënjanë idealet apo përpjekjet e forcave të tjera nacionaliste që luftonin në emër të lirisë apo begatisë se vendit, ku kauza e tyre nuk fitoi.
 
Ishin partizanet dhe forcat e luftës nacionalçlirimtare që triumfuan krahinë më krahine e qytet pas qyteti deri ne çlirimin e qytetit te fundit të Shqipërisë nga gjermanet, Shkodrës, më 29 nëntor të vitit 1944. Ky vit shënohet si Dita e Çlirimit. 


bunkart
Foto të tjera

Dhjetë më muaj më pare se të çlirohej Shqipëria, në janar të vitit 1944, partizania 21 vjeçare Ramize Gjebrea jetonte vuajtje të tmerrshme në jug të vendit, të cilat i dëshmon në letrën dërguar Nexhmije Xhuglinit, Hoxhës, ku kërkonte këpucë alpine e veshje.

bunkart

Ajo ende nuk e dinte fatin e saj tragjik, nga shokët e luftës pas shpinës së saj po i përgatitej vdekja me pushkatim. 

Bunk’Art i hapur për publikun që më 22 nëntor është një event që po shoqërohet dita ditës me fluks në rritje të vizitorëve.


bunkart
bunkart
bunkart
Foto të tjera

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë