Pavarësisht pandemisë, Italia mbetet partneri kryesor tregtar i Shqipërisë

Pavarësisht pandemisë, Italia mbetet partneri kryesor tregtar i Shqipërisë

Foto e Portit të Durrësit

Bllokimet e lëvizjeve dhe kriza e përgjithshme e shkaktuar ka pandemia globale COVID-19 ka ndikuar në tregtinë e jashtme duke e goditur atë.

Por kriza e shkaktuar nga kriza globale shëndetëosre nuk ka arritur të ndryshojë partnerët kryesorë tregatrë të Shqipërisë me gjithë vështirësitë e bllokimit të lëvizjeve dhe aktiviteteve ekonomike në periudha të ndryshme të vitit. Të dhënat e INSTAT tregojnë se Italia vijon të mbetet partneri kryesor tregtar i Shqipërisë.

Gjatë vitit 2020, sipas të dhënave të INSTAT, Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë janë: Gjermania (12,8 %), Greqia (3,4 %) dhe Maqedonia e Veriut (3,4 %).

Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia (13,7 %), Kosova (12,0 %) dhe Spanja (30,4 %).

Gjatë vitit 2020, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë janë: Greqia (0,2 %), Gjermania (0,3 %) dhe Serbia (77,8 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia (7,4 %), Turqia (6,2 %) dhe Kina (9,5 %).

Në muajin Dhjetor 2020, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Dhjetor 2019 janë: Italia (4,8 %), Kosova (21,1 %) dhe Greqia (6,8 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Spanja (61,4 %), Gjermania (10,2 %) dhe Mali i Zi (15,1 %).

Në muajin Dhjetor 2020, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me Dhjetor 2019 janë: Italia (19,1 %), Greqia (42,1 %) dhe Kina (1,0 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Turqia (9,4 %), Gjermania (0,4 %) dhe SHBA (7,1 %).

Shkëmbimet tregtare, për vitin 2020, me vendet e BE-së zënë 63,1 % të gjithë tregtisë. Në periudhën Janar – Dhjetor 2020, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 74,7 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 58,0 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (31,4 %), Greqia (7,7 %), Gjermania (7,1 %) dhe Turqia (7,0 %).

 Në Dhjetor 2020, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 68,9 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 58,5 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (30,1 %), Turqia (8,2 %), Greqia (7,9 %) dhe Kina (7,0 )./ Gazeta "Si" 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Joe Biden i gatshëm për debat me Donald Trumpin

Joe Biden i gatshëm për debat me Donald Trumpin