Qendra e re tregtare, që ka mbi 550 dyqane dhe hipermarketin "Auchan" me sipërfaqe 25 700 metra katrorë, bazohet mbi një strukturë moderne me një çati të pamatë xhami dhe ia kalon nga përmasat qendrës tregtare angleze "MetroCentre", më e madhja deri tani e Kontinentit të Vjetër.
Qendra tregtare moskovite është e barabartë me 36 fusha futbolli, ka 80 restorante dhe 17 kinema me 4 000 vende.
Kryeqyteti rus ka prej pak kohësh edhe qiellgërvishtësen më të lartë në Evropë (Kulla e Federatës së Qytetit të Moskës) dhe që nga dje edhe pistën më të madhe të patinazhit në kontinent./ATSH/