TIRANE- Partia e Bashkimit për të Drejta e Njeriut ka pësuar një humbje të thellë në këto zgjedhje vendore. Partia që përfaqëson minoritetin grek në vendin tonë nuk ka mundur që të marrë asnjë prej bashkive ku ka kandiduar, madje as ato ku minoriteti përbën shumicën. Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule arriti para zgjedhjeve një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama i cili i la rrugë të hapur në dy bashkitë minoritare Finiq e Dropull duke mos vendosur në to kandidatë të koalicionit të majtë. Majde marrëveshja parashikonte mbështetje të elektoratit të majtë për kandidatët e ASHE-së.
Por rezultatet e votimit të 21 qershorit ishin katastrofike për PBDNJ. Në Finiq ka fituar Leonidha Hristo 52.5% Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen, i cili në ditët e fundit para zgjedhjeve mori mbështetje nga Partia Socialiste. Ndërsa Jani Babi i PBDNJ 47.5% duke humbur një bashki që quhej në letër e sigurt për partinë e tij. Po kështu edhe në Dropull PBDNJ humbi, madje edhe më thellë, pasi këtu doli forcë e tretë. Fitues i Bashkisë Dropull është Ahilea Deçka me 47.6% i kandiduar nga Partia Demokratike, i dyti Hristo Duçi 37.5% i pavaruar dhe vetëm i treti Kostaq Ziso me 14.7%, kandidati i PBDNJ.
Himara
PBDNJ doli humbëse edhe në Himarë. Zona e Himarës është luftuar fort nga PBDNJ. Vangjel Dule mbështeti kandidaturën e Fredi (Dionis) Belerit, edhe pse e kaluara e tij ishte problematike. Beleri njihej si një aktivist pro-grek, madje i akuzuar si pjesëmarrës në incidentin e Peshkëpisë, ku u vranë 4 ushtarak shqiptarë në vitet ’90. Gjithsesi Dule vendosi të investonte tek ai dhe në fund Fredi Beleri mori vetëm 23.1% të votive, një nga rezultatet më të dobëta të PBDNJ-së në zonën e Himarës.
Bashkia e Himarës u fitua me 58.5% nga Jorgo Goro kandidati i Partisë Socialiste, i cili është kryebashkiaku në fuqi. Po kështu edhe në Konispol, PBDNJ humbi dhe kandidati i saj u rendit i treti. Humbja e thellë në këto zgjedhje nga PBDNJ rëndon mbi kryetarin e saj Vangjel Dule më shumë se përgjegjësia morale për atë reale. Dule me lëvizjet e tij pak ditë para zgjedhjeve, sidomos me paktin me PD për bashkëpunim vetëm në Finiq, Sarandë e Gjirokastër, humbi mbështetjen e Partisë Socialiste dhe në fund kjo i kushtoi.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 23 Qershor 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com