PD 4 pyetje për aksidentin, çfarë
fshihte në makinë Aqif Rakipi?

PD 4 pyetje për aksidentin, çfarë<br />fshihte në makinë Aqif Rakipi?
Partia Demokratike iu rikthye sërish sot akuzave në adresë të deputetit të PDIU, Aqif Rakipi pas aksidentit që i mori jetën një kalimtari dje në autostradën Tiranë-Durrës. 

Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, selia blu ngre katër pyetje për rrethanat e këtij aksidenti. 

"Dëshmia e kushërinjve të Seit Sorrës, viktimës së aksidentit, është tronditëse dhe tregon se kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale.
 
Kushërinjtë e viktimës, dëshmitarë okularë, rrëfejnë se deputeti, mik i Ramës, Aqif Rakipi, sapo ka përplasur për vdekje Seitin, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
 
Ata thonë se deputeti Rakipi, iku pa u ndalur fare, sikur donte të fshihte diçka.
 
Largimi i tillë nga vendi i ngjarjes është kriminal dhe i thellon përmasat kriminale të ngjarjes.
 
Çfarë po fshihte deputeti mik i Ramës?
 
A ishte ai në gjendje të intoksikuar nga alkoli apo substanca të tjera?
 
Çfarë kishte në makinë miku i Ramës, i cili nuk donte që policia ta gjente makinën në vendngjarje e ta kontrollonte?
 
Dhe më e pakta, pse një i zgjedhur, një deputet, nuk kujdeset për viktimën, nuk i ofron ndihmën e parë por ikën me shpejtësi pa u ndalur menjëhere pasi ka përplasur për vdekje një njeri?
 
Nxitimi i policisë dhe organeve ligjzbatuese për të shpallur fajtor viktimën e për të nxjerrë viktimë fajtorin vetëm pse është mik i Edi Ramës, është skandaloz, është revoltues, është poshtërues.
 
Partia Demokratike bën thirrje për hetim të plotë të rrethanave dhe përgjegjësi të plotë para ligjit për deputetin.
 
Partia Demokratike paralajmëron këdo person që po favorizon mikun e Ramës në kurriz të viktimës, se çdokush që shkel ligjin do të mbajë përgjegjësi",
thuhet në deklaratën e selisë blu.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale