PD akuza qeverisë për TEC-et në Vlorë: KESH aferë me energjinë, abuzime në kurriz të taksapaguesve

PD akuza qeverisë për TEC-et në Vlorë: KESH aferë me energjinë, abuzime në kurriz të taksapaguesve

Mirela Karabina

Zëdhënësja e PD-së, Mirela Karabina së bashku me inxhinierin, Azmer Duleviç kanë dhënë sot një deklaratë për ato që i cilësojnë si abuzime të KESH për Tec-et lundruese në Vlorë. Sipas tyre,

Karabina thotë se është abuzuar me pronat dhe taksat e qytetarëve.

“Abuzimi dhe shpërdorimi me pronat dhe taksat e shqiptarëve janë të kudondodhura, siç është rasti që do të denoncojë sot Inxhinier Azmer Duleviç mbi abuzimet nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) për Tecet lundruese në Vlorë.

Aferat korruptive të kësaj qeverie tashmë të konfirmuara jo vetëm nga hetimet e Strukturës së Posaçme, SPAK, por dhe nga organizma ndërkombëtarë dëshmojnë sesi metastazat e korrupsionit janë përhapur në çdo ind të pushtetit.

Dhe kostot e këtij korrupsioni galopant i paguajnë qytetarët!

Partia Demokratike me modelin dhe kulturën e re politike për qytetarët dhe në shërbim të tyre do të denoncojë çdo abuzim që rëndon dhe vështirëson jetën e qytetarëve të saj dhe do të mbështesë pa asnjë rezervë organet e drejtësisë për dënimin e akteve korruptive.”- tha Karabina.

Ndërsa inxhinieri, Duleviç pretendon se vendi ynë e ka më lirë të vlerë energjinë në burse sesa të ndezë këto dy tece lundurese në Vlorë.

“Në datën 1 tetor 2022 KESH ka marrë dy anije, Tece lundruese, me qera për dy vite për prodhim energjie.

Sot, gati  një vit pasi anijet janë ankoruar në Vlorë, prej tyre nuk është prodhuar as edhe një MËH energji elektrike. Sipas kontratës që mbahet e fshehtë nga ana e KESH por që është bërë publike dhe është e njohur, vetëm për qiranë ditore nga taksat e qytetarëve shqiptarë do te paguhen 63 mije euro në ditë, pa përfshirë mirëmbajtjen dhe karburantin. Në total për dy vite nga taksat e qytetarëve do të merren mbi 72 milion euro.

 KESH me firmën e drejtorit të saj sapo ka shpallur fituesin e tenderit me vlerë 7.2 mln euro që do jetë vetëm për depozitimin e karburantit. Vlera e karburanit që është parashikuar të blihet nga KESH në muajin dhjetor i kalon 100 milionë euro. Nga të dhënat që kemi nga bursa hungareze, çmimi i energjisë sot është rreth 120 euro/Mëh, ndërkohë po të vihen në punë dy tecet çmimi i MËH i kalon 200 euro pa llogaritur ndotjen.

Kështu që, më lirë bie ta blejmë energjinë në bursë sesa ti ndezim këto 2 Tece lundruese. Ajo që duhet të dinë qytetarët nuk është gjë tjetër veçse një aferë e radhes që po bëhet me energjinë dhe sesi po shpërdorohen taksat e tyre. A kanë filluar pagesat për 2 tecet që nuk punojnë? A funksionon bursa Alpex?

 Kur do të kryhen transaksionet e energjisë me Kosovën? mNdërkohë  KESH vazhdon shet dhe blen energji jashtë bursës Shqiptare ALPEX,  gjë që i ka kushtuar xhepave të qytetarëve mbi 4.4 mln euro për ngritjen e platformës dhe trajnimin e stafit. Sistemi elektro-energjetik nuk mbahet në këmbë me presione ndaj rritjes së çmimit të energjisë për familjarët e pensionistët por duke pasur vizion dhe një plan të qartë Tekniko-ekonomik, që për fat të keq nuk e ka. Por kjo është Qeveria e Edi Ramës që në vend të shërbimit ndaj qytetarëve, prioritet ka përfitimin dhe pasurimin në kurriz të tyre!”- tha inxhinieri.

Marrëveshja për energjinë elektrike e nënshkuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një projekt 2-vjeçar. Ky projekt i cili u bë me dije nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku kishte të bënte me marrjen me qira për dy vote të 2 anijeve të cilat do të vendosen në Tripotin e Vlorës dhe do të prodhojnë energji elektrike. 

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku u shpreh se kjo do të shërbejë për të siguruar një pavarësi energjike. Kjo nismë nga qeveria vjen pasi tregu aktual i bursës së energjisë ka pësuar goditje të rëndë për shkak të luftës në Ukrainë, ku çmimet kanë arritur çmime marramendëse. Kriza energjetike ka prekur disa vende të botës, kryesisht Gjermaninë dhe vendet e tjera nordike, të cilat kanë përgatitur popullatën se do të përballen me një dimër të ftohtë.  Qeveria shqiptare ashtu ka sjellë dy paketa të rezistencës sociale të cilat u vijnë në ndihmë qytetarëve për të përballuar krizën.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria rënie drastike në testimin e njohurive PISA, i kujt është faji?



×

Lajmi i fundit

Homazhet për ‘Sokratin’ shqiptar, aktori Luftar Paja: Mirush Kabashi rrezatonte në art, kulturë e familje! Do i mungojë kombit

Homazhet për ‘Sokratin’ shqiptar, aktori Luftar Paja: Mirush Kabashi rrezatonte në art, kulturë e familje! Do i mungojë kombit