TIRANË - Partia Demokratike ka vijuar akuzat për Ministrinë e Mbrojtjes se i ka dhënë tenderin për vënien në punë të pajisjeve për sigurinë detare, një dyqani celularësh. Reila Bozo, anëtarja e Këshillit Kombëtare të Partisë Demokratike ka akuzuar ministren Mimi Kodheli se I ka dhënë 850 milionë lekë një kompanie pa eksperiencë.
Ndërkohë kompania IDEA-TEl ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike ku shprehet se është po e njëjta kompani që ka fituar riparimin e radarëve në kohën e ministrit të Mbrojtjes Arben Imami.
“Në vitin 2011 kompania IDEA-tel ka fituar kontratën e riparimit të Radarëve, me Imamin. Kjo kompani fitoi ne tender te hapur bashkë me GEM në kohën e ish--ministrit Imami. Shërbim të cilin e ka fituar përsëri ta ofrojë pranë Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2014”- thuhet në reagimin e kompanisë që ka fituar tenderin.
Kjo është kontrata që ka siguruar Shqiptarja.com dhe është firmosur nga Kundër Admirali Kudret Çela me shoqërinë IDEA-TEL në vitin 2011

Më herët qeveria ka reaguar në lidhje me këto akuza në portalin Transparenca.al ku thotë se procedura e zhvilluar ka qenë e hapur për të gjithë operatorët e interesuar si dhe konform kuadrit ligjor në fuqi. “Kompania e përzgjedhur është përfaqësuesi zyrtar i kompanisë “GEM Elektronika”, prodhues i këtyre radarëve”, - thuhet në reagimin zyrtar.
Deklaratë e anëtares së Këshillit Kombëtar, Reila Bozdo
Mimi Kodheli po konkurron turpshëm me Ilir Beqën për çmimin e parë në fushën e korrupsionit. Faktet e zbuluara nga kontrolli që është bërë në Ministrinë e Mbrojtjes, janë rrënqethëse, janë abuzim i paimagjinueshëm, që nxjerrin në pah hajdutërinë me cizme të Mimit të Ramës. Kontrolli ka zbuluar se tenderin për blerje, furnizim, instalim dhe vënie në punë të Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare, Kodheli ia ka dhënë një dyqani celularësh në rrugën e Durrësit. Pra dyqani i përzgjedhur i Kodhelit në rrugën e Durrësit do të monitorojë hapësirën detare, dhe po flasim pikërisht për rrugët nga ku kalon trafiku i drogës. Me një rrugë, dy punë bën Mimi. E para ndan 850 milionë lekë me dyqanin e celularëve në rrugën e Durrësit, e dyta garanton rrugët detare të trafikut të drogës. Dëmet ekonomike janë në qindra milionë lekë, dhe procedura është nëpërkëmbur sipas nevojave të Mimit. Kush kishte menduar se të paktën në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare këta nuk do ta kalonin vijën e kuqe, e ka gabim.

Këta po tregojnë se nuk ndalen para asgjeje kur është puna për zhvatur e përvetësuar fondet publike, taksat e shqiptarëve. Kjo është skema e Edi Ramës, e cili ka vendosur Mimin në tenderat e Ministrisë së Mbrojtjes, ngaqë e njeh mirë se ka dorë për këtë punë, nga përvoja e gjatë e bashkëpunimit. Ky është shteti i korruptuar dhe kriminal që ka ngritur Edi Rama. Nga njëra anë u merr shpirtin, qindarkën e fundit të pamundurve, i fut në burg për një kupon, nga ana tjetër ndan 850 milionë lekë me një dyqan celularësh për një shërbim të sigurisë kombëtare. Kjo hajdutëri, ky regjim kriminal i korruptuar, meriton përgjigjen e duhur nga qytetarët e vendit.
Reagim nga kompania “IDEA TEL”
Që nga viti 2004 “IDEA TEL” është kompania e vetme që ka kryer në mënyrë të pandërprerë prej 12 vitesh të gjithë komunikimet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe që vazhdon edhe sot. Ministrat e Mbrojtjes, që nga Majko, Mediu, Oketa, Imami nuk kanë pasur asgjë për të thënë në lidhje me këtë firmë. Në vitin 2011 kompania në fjale “IDEA-TEL” ka fituar kontratën e riparimit të Radarëve për monitorimin e hapësirës detare pranë Ministrisë së Mbrojtjes, me ministër Arben Imamin. Kjo kompani fitoi në tender të hapur bashkë me “GEM” në kohën e ish-ministrit Imami. Shërbim të cilin e ka fituar përsëri ta ofrojë pranë MM për vitin 2014.
Reagimi i Kryeministrisë
Sa i përket tenderit për rikonstruksionin e Ministrisë së Mbrojtjes, procedura e zhvilluar ka qenë e hapur për të gjithë operatorët e interesuar si dhe konform kuadrit ligjor në fuqi. Në këtë garë kanë marrë pjesë 17 firma, ndërsa fituesi nuk është një shoqëri ashtu si pretendohet në artikujt e portaleve, por bashkimi i dy operatorëve ekonomik, operatorit “Rei” sh.p.k. dhe operatorit “Infinit Construction” sh.p.k..
Së pari, pretendimet se kompania e shpallur fituese nuk përmbush kriteret dhe nuk ka përvojën e nevojshme në fushën e ndërtimit janë të pabazuara. Konkretisht, si shoqëria “Infinit Construction” sh.p.k. ashtu edhe “Rei” sh.pk., kanë si objekt të veprimtarisë së tyre tregtare ndërtimin dhe rikonstruksionet e objekteve të ndryshme. Së dyti, bazuar në aktivitetin e deklaruar në QKR, të dyja shoqëritë janë të pajisura me licencë për ushtrim veprimtarie ndërtuese zbatimi, për të gjitha kategoritë e kërkuara në zbatimin e kontratës si dhe drejtuesit teknikë për çdo kategori punimesh të parashikuar në preventiv.
Lidhur me tenderin për blerje, furnizim, instalim dhe vënie në punë të Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare, ndryshe sa pretendohet në artikuj, kompania e përzgjedhur është përfaqësuesi zyrtar i kompanisë “GEM Elektronika”, prodhues i këtyre radarëve. Po e njëjta kompani, është marrë me mirëmbajtjen dhe riparimin e pajisjeve përgjatë periudhës 2010 - 2011. Ajo është certifikuar nga DSIK që në vitin 2010, kohë në të cilën ofronte riparimin e radarëve pranë Forcave të Armatosura. Fakti që e njëjta kompani me eksperiencë vazhdon të mirëmbajë rrjetin përbën një avantazh, i cili nuk u shfrytëzua në vitet 2012-2013 dhe si pasojë i gjithë vëzhgimi i hapësirës detare u la në errësirë të plotë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO