PD akuzon 'protestuesit' e saj: Përndjekin të rinjtë dhe qytetarët

PD akuzon 'protestuesit' e saj: Përndjekin të rinjtë dhe qytetarët

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka publikuar disa foto ku shfaqen disa qytetarë gjatë tubimit të sotëm të opozitës të cilët etiketon se 'Banda e Edi Ramës' që sipas tij sot kanë arrestuar 35 qytetarë e studentë që protestonin për të drejtat e tyre.

Sipas PD-së këta janë punonjës civil të policisë por nuk dihet se si ajo ka arritur në këtë konkuluzion pasi të gjithë personat që shfaqen në fotografitë e postuara nga Belind Këlliçi janë të pëzier me pjesën tjetër të protestuesve.

"Shihini mire!

Keta jane banda e Edi Rames qe perndjekin te rinjte dhe qytetaret qe protestojne dhe qe vetem sot kane arrestuar 35 qytetare e studente.

Serish dhe sot pa asnje shenje identifikuese te policise se shtetit, dhunuan e ndaluan neper komisariate studentet qe kishin dale per te protestuar per tarifa me te ulta ne universitete dhe kushte me te mira ne konvikte.

Shihini serish shume mire. Mbajini mend dhe mos i harroni! Koha kur do marin ate qe meritojne eshte shume e shpejte!", shkruan Këlliçi.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit

 


Lajmi kryesor:

Tubimi i dhunshëm i opozitës/ Policia shoqëron disa protestues


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje