Tubimi i dhunshëm i opozitës/ Policia shoqëron disa protestues

Tubimi i dhunshëm i opozitës/ Policia shoqëron disa protestues

Policia e Shtetit ka shoqëruar disa persona nga protesta e sotme e opozitës e cila zgjati për rreth tre orë përpara parlamentit, ndersa ne nje marshim tek Ministria e Brendshme u shenua edhe nje incident kur disa simpatizante partie sperkaten me boje te zeze fasaden e institucionit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:34
PD akuzon 'protestuesit' e saj: Përndjekin të rinjtë dhe qytetarët

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka publikuar disa foto ku shfaqen disa qytetarë gjatë tubimit të sotëm të opozitës të cilët etiketon se 'Banda e Edi Ramës' që sipas tij sot kanë arrestuar 35 qytetarë e studentë që protestonin për të drejtat e tyre.

Sipas PD-së këta janë punonjës civil të policisë por nuk dihet se si ajo ka arritur në këtë konkuluzion pasi të gjithë personat që shfaqen në fotografitë e postuara nga Belind Këlliçi janë të pëzier me pjesën tjetër të protestuesve.

"Shihini mire!

Keta jane banda e Edi Rames qe perndjekin te rinjte dhe qytetaret qe protestojne dhe qe vetem sot kane arrestuar 35 qytetare e studente.

Serish dhe sot pa asnje shenje identifikuese te policise se shtetit, dhunuan e ndaluan neper komisariate studentet qe kishin dale per te protestuar per tarifa me te ulta ne universitete dhe kushte me te mira ne konvikte.

Shihini serish shume mire. Mbajini mend dhe mos i harroni! Koha kur do marin ate qe meritojne eshte shume e shpejte!", shkruan Këlliçi.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit

 

Ora 19:29
Ish-deputetët e opozitës të Drejtoria e Policisë: Lironi protestuesit

Disa ish-deputetë të opozitës kanë shkuar përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës në mbështetje të qytetarëve të cilët kërkojnë lirimin e famljarëve të tyre të cilët u shoqëruar sot pas protestës së sotme të oopozitës.

Mësohet se në mbështetje të tyre kanë shkuar ish-deputetët demokratë Klevis Balliu, Agron Shehaj dhe Bardh Spahia.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë