TIRANE - Partia Demokratike  ka reaguar sot për prishjen e pallatit 5 katësh pranë fakultetit Ekonomik. Në një deklaratë për mediat, Gert Bogdani u shpreh se prioritet i Ramës janëshkatërrimi i ndërtesave dhe se sot ai ka prishur një ndërtesë të cilës ia kishte dhënë vetë lejen e ndërtimit kur ishte kryebashkiak.

Deklarata e plotë e Gert Bogdanit
Sot pamë se prioritetet e vërteta të Edi Ramës nuk janë krijimi i më shumë vendeve të punës, por tritoli dhe shkatërrimi i ndërtesave për të cilat ai vetë ka dhënë leje.
Dje, si kryebashkiak, Rama dha lejen e ndërtimit.
 
Sot si kryeministër, ai i dëmshpërbleu me paratë e qytetarëve. Dhe përsëri përdori po me paratë e taksave tona për ta shpërthyer e hedhur në tokë ndërtesën.
Ja ku është këtu leja e ndërtimit e firmosur nga vetë Edi Rama.
 
Kush do ta pastrojë këtë katrahurë? Kush do të mbajë përgjegjësi për këtë dëm të  lejuar, të zhvilluar e së fundmi të prishur nga vetë Edi Rama.
 
A do të mbajë ai përgjegjësi për trillet e tij që i kushtojnë taksave të qytetarëve? A do të mbajë ai përgjegjësi për lejet e dyshimta që vetë ka dhënë, e që sot i hedh në erë me tritol? Për mbarë qytetarët tashmë është e qartë se kush është kryeministri i vendit.
 
Koha për përgjigjen qytetare po afron.

dokumenti i pallatit 5 katesh

dokumenti i pallatit 5 katesh

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.ciom)