PD çon në Kolegj vendimin e KQZ
për Kurbinin: Duam Pjetrajn kandidat

PD çon në Kolegj vendimin e KQZ<br />për Kurbinin: Duam Pjetrajn kandidat
TIRANE - Dy ditë pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i cili la si kandidat të Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet në bashkinë e Kurbinit kandidatin Altin Biba i cili ka dhënë dorëheqjen nga gara. Partia Demokratike iu drejtua Kolegjit Zgjedhor për rrëzimin e këtij vendimi pasi kërkon që në këtë garë të përfaqësohet nga kandidati Ilir Pjetraj, pasi Altin Biba me datën 9 maj deklaroi dorëheqjen dhe KZAZ e Kurbinit me datën 13 maj regjistroi kandidatin Pjetraj.
 
KQZ mori në shqyrtim në themel këtë çështje pas vendimit të Kolegjit që i kërkoi të bënte regjistrimin e kandidatit të djathtë në Kurbin, vendosi të mos marrë në konsideratë kërkesën për dorëheqje të Altin Bibës duke e lënë atë në garë për këto zgjedhje. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ilir Metaj: Turizmi 2024?...Karvani do të ecë përpara

Ilir Metaj: Turizmi 2024?...Karvani do të ecë përpara