Partia Demokratike, nëpërmjet koordinatores për mediat Slvi Bardhi, ka reaguar sot në një deklaratë për mediat në lidhje me dasmën e ministrit Veliaj, ku sipas saj, media ka zbuluar dokumenta ku del se dasma qeveritare, në letra rezulton dhe është faturuar si aktivitet kulturor, ndërkohë që prej 5 ditësh ministri hesht dhe nuk nuk  jep asnjë shpjegim.

"Skandali i restaurimit të kalasë së Gjirokastrës enkas për dasmën qeveritare, i mbajtjes atje të traku-festës me fondet publike, në shërbim të dasmës qeveritare, u pasua të nesërmen nga skandali i Pezës. E njëjta llogjikë, përcaktohet destinacioni dhe koha e mbajtjes së festës së Pezës me fondet e Ministrisë, në shërbim të dasmës së Erion Veliajt", u shpreh Bardhi.

"Sot kemi një ministër të rrethuar nga skandale dhe hesht, por heshtja nuk do ta shpëtojë atë, pasi herët a vonë ministri do të mbajë përgjegjësi", theksoi ajo. /ATSH/