Partia Demokratike ka denoncuar ndërtimin e pjesës së dytë të aksit Korçë-Ersekë. Sipas Sekretarit të Burimeve Njerëzore në selinë blu, Ervin Minaroll thotë se vlera e kësaj rruge që po ndërtohet është 4 mln euro për kilometër ku gjithsej shkon në 20 mln euro.
Ai thotë se ndërtimi i saj ëshë zvarritur për të rritur vlerën e projektit me shpresën se do të harrohej projekti i parë.
"Ndodhem në Qafën e Qarrit në rrugën Korçë - Ersekë për të denoncuar ndërtimin e Lotit të dytë të kësaj rruge e cila ndërtohet me një vlerë prej 4 milionë Euro për km. 20 milionë Euro për 4 km e rrugës do të ishin të mjaftueshme për të ndërtuar rrugën nga këtu e deri në Ersekë, por qeveria ka zgjedhur të pesëfishojë kostot në mënyrë që të pasurojë klientët e saj. Po ta shikoni rrugën mbrapa meje, kjo rrugë është krijuar me një kosto prej 15 milionë Euro për 18 km, që do të thotë rreth 0.8 milionë euro për km. Dëmi është i dyfishtë. Është anuluar projekti i parë i cili parashikonte një vlerë prej 1 milionë Euro për km ndërkohë që janë rritur dukshëm kostot në mënyrë abuzive prej gati 5 herë për të favorizuar klientët e qeverisë. Kjo nuk ka ndodhur vetëm me këtë projekt, kjo ndodh me të gjitha projektet në Shqipëri dhe shumë prej rrugëve të cilat sot janë akoma në 3D do të ishin ndërtuar sepse ka pasur projekte ekzistuese. E ka zvarritur 8 vjet rrugën Korçë – Ersekë vetëm për të rritur vlerën e projektit me shpresën se do të harrohej projekti i parë dhe sot është hapur tenderi për të ndërtuar këto 4 km me një vlerë prej 20 milionë Euro. Partia Demokratike e ka bërë të ditur qëndrimin e saj. Të gjithë ata që bashkëpunojnë sot me Edi Ramën në vjedhjen e qytetarëve, nesër do të jenë njësoj përgjegjës si ortaku i tyre, kryeministri në ikje" - tha Minaroll.
Ti I Pd qe denoncon kete rruge duhet ta kishe bere me ato 10 mije kilometrat e famshem te Sali Fazllicit
Përgjigju