TIRANË - Koordinatorja për mediat e PD, Silvi Bardhi e quajti, në emër të partisë që përfaqëson, deklaratën për mediat të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi si “dalje mediatike propagandistike.”
Ndërkohë që deklaratës së Didit, mbi sigurinë në rritje në vend, i bashkëngjiti grabitjen dhe çarmatosjen e efektivit të policisë në Shkodër ditën e djeshme.
Në një deklaratë për mediat ditën e sotme, Koordinatorja Bardhi i konsideroi deklaratat dhe statistikat e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Didi si propagandë e tregues jo real së sigurisë dhe stabilitetit në vend.
Ndërkohë që, sipas saj, grabitjet dhe çarmatosjet e dy efektivave të policisë (Tiranë dhe Shkodër) në ditët e fundit janë pasqyrimi real i përkeqësimit të rendit. Shkak për këto dy ngjarje të rënda, sipas Koordinatores Bardhi, është politizimi dhe largimi në masë i profesionistëve në rradhët e Policisë së Shtetit.
“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u përpoq dje të kompensonte mungesën e qeverisë, me një dalje mediatike propagandistike, për sukseset e mëdha me rendin dhe sigurinë.
Por gjatë kohës që numëruesi i parë i votave për Partinë Socialiste lexonte shifra që nuk e bindnin as atë vetë, një lajm nga Shkodra ia hodhi poshtë të gjitha arritjet.
Një polic u grabit, iu morën paratë dhe arma e shërbimit, pikërisht në kohën që numëruesi i parë i votave të Partisë Socialiste, Didi, shpallte rezultatet e punës së tij. Dhe pak ditë më parë, një tjetër polic në Tiranë, u grabit dhe u çarmatos në mes të ditës.
Grabitja dhe çarmatosja e policëve në mes të ditës, është treguesi real i gjendjes së përkeqësuar të rendit, dhe rënies së autoritetit të Policisë së Shtetit, për shkak të politizimit të saj, dhe largimit masiv të profesionistëve.”- deklarata e plotë e Koordinatores për mediat në PD, Silvi Bardhi.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO