PD dorëzon kërkesën në KQZ:
Të anulohen zgjedhjet e Korçës
Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi dorëzoi sot rreth orë 14:30 minuta kërkesën në KQZ. Bylykbashi: Rama e Meta vodhën dhe zgjedhjet e 23 qershorit.
TIRANE- Partia Demokratike dorëzoi sot në mesditë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për të anuluar zgjedhjet e pjeshme vendore të mbajtura në Korçë të dielën e 3 nëntorit.
Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi dorëzoi sot rreth orë 14:30 minuta kërkesën në
KQZ.
“U faktua me filmim e me zë. Bazuar mbi këto prova kërkuam që KQZ si organ kompetent, të shpallë të pavlefshëm zgjedhjet dhe t’i përsërsië sepse asnjë zgjedhje nuk mund të jetë legjitime kur themeli i votës cënohet përmes blerjes së saj. Shresojmë që KQZ të japë përgjigjen e merituar këtij dhunimi të rëndë të një të drejte kushtetuese”- tha Bylykbashi për gazetarët pas dorëzimit të kërkesës në KQZ.
Bylykbashi shtoi se PD do të kërkojë me forcë që të jepet drejtësi për këtë “proces të korruptuar” siç tha Bylykbashi. Për këtë proces ai akuzoi kryeministrin Rama, dhe Ilir Metën, të cilën e quajti bashkëkryeministër.
“Do kërkojmë me forcë që kjo e drejtë të vihet në vend dhe t’i japë të drejtë një procesi të korruptuar dhe një sinjali të fortë kundër një sekreti të madh politik siç është korrupsioni me blerjen e votës me para të pista. E ka përdorur masivisht që në zgjedhjet e 23 qershorit. Sigurisht që pamë një aplikim sistematik të kësaj shkeljeje të rëndë. Kjo tregon se PS e LSI janë tashmë aq të bindur se asgjë nuk i ndalon në arrogancën e tyre sa mund të aplikojnë një skemë të tillë në mënyrë masive.
Është preludi i asaj që mund të ndodhë në zgjedhjet e ardhshme. Nëse nuk merr një goditje kjo skemë që udhëhiqet nga kryeministri e bashkërkyeministri Meta gjithë shqiptarët të harrojnë se do kemi zgjedhje të lira”- tha Bylykbashi. Ai shtoi se së shpejti po përgatitet kërkesën për ngritjen e një grupi hetimor për ta paraqitur së shpejti në Kuvend.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
53.8%
-
Jo
43.8%
-
Nuk e di
2.4%
Vota total: 6306
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ Diaspora nis regjistrimin, mbi 500 aplikime! Kryeson Gjermania, ndiqet nga Italia, Britania, Greqia e SHBA! Më shumë votues për Tiranën
11 Janar, 07:25
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32