PD dorëzon në Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e Bordit të Ushqimeve, Sula: Është abuziv, vendos çmime të larta! Paketat e qeverisë janë thërrime

Deputetët demokratë Dashnor Sula dhe Bledion Nallbati kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e grupit të PD të firmosur nga 29 deputetë, për të shfuqizuar Bordin e Përcaktimit të Produkteve Ushqimore. Më parë, kanë depozituar edhe kërkesë për shfuqizimin e Bordit të Transparencës për karburantet. Deputeti Sula u shpreh se qeveria i ka kthyer në ditë dimri të gjitha ditët e verës pasi paketa e ndihmës ishte e pamjaftueshme dhe çmimet shumë të larta. 

“Sapo dorëzuam kërkesën për shfuqizimin e aktit normativ të qeverisë për bordin për çmimet e ushqimeve. Qeveria i ka kthyer në ditë dimri të gjitha ditët e verës për qytetarët shqiptarë. Kanë paguar çmime të larta për të gjitha produktet ushqimore. Paketat e ndihmës së qeverisë ishin tërësisht të pamjaftueshme. Unë bashkë me kolegët e PD kemi bërë përllogaritje dhe del që është 76.7% rritja e produkteve të shportës. Gati dyfishim. Paketa që jep kjo qeveri janë vetëm thërrime. Kjo është për të ardhur keq dhe gjej momentin t’i bëj thirrje Gjykatës Kushtetuese që të marrë me procedurë të përshpejtuar këtë kërkesë. Ky bord është abuziv dhe nuk përfaqëson interesat e qytetarëve të shqiptarëve. Është një bord që përbëhet nga qeveria dhe grosistët, zero përfaqësim të qytetarëve shqiptarë. Është thjeshtë propagandë. I kërkojmë ndjesë qytetarëve për vonesën”, tha ai.

Edhe në Kuvend, Sula është kujdesur shpesh herë që të tregojë se sa është rritur çmimi i produkteve të shportës. 

Bordi i ushqimeve hyri në fuqi më 1 prill dhe detyra ishte monitorimi i çmimeve të produkteve të shportës dhe përcaktimin e marzheve të fitimit të bizneseve të këtij sektori. Çmimet monitorohen çdo javë.  Të gjitha subjektet që importojnë dhe prodhojnë produkte ushqimore sipas vendimit janë të detyruar të marrin masa për të ofruar furnizim të pandërprerë. Në vendim përcaktohet po ashtu që të gjitha këto biznese duhet të garantojnë rezerva ushqimore për 3 muaj.

Më parë 29 deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për shfuqizimin e Bordit të Transparencës për çmimet e karburanteve

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)