Ashtu sikurse kishin paralajmëruar disa ditë më parë, demokratët e Rithemelimit depozituan në Kuvend një projekt-ligj, që nëse do të merrte miratimin e ligjvënësve, do të skualifikonte automatikisht kompanitë offshore, për të cilat nuk është i mundur identifikimi real i pronarëve përfitues, që të kryejnë punët publike përmes PPP.
“Kontratat publike duhet t’i nënshtrohen një procesi përzgjedhjeje të Partnerit në Sektorin Publik, duke mundësuar identifikimin real të çdo individi, bazuar në akte apo dokumente zyrtare, të konfirmuara nga organet kompetente, që zotëron, në çfarëdolloj mase, aksione/kuota të kapitalit ose interesa të tjerë, në personin juridik i cili do të përfitojë nga fondet apo pasuria publike”.- thuhet në projektligj.
Nisma ligjore e deputetit Agron Shehaj, kërkon që edhe kur përfitojnë një kontratë publike, gjatë afatit të zbatimit, kompanitë kanë detyrimin që të përditësojnë të dhënat e pronarëve përfitues kur ata ndryshojnë.
“Partnerët në Sektorin Publik, që kanë përfituar një kontratë publike, gjatë afatit të zbatimit apo efekteve të saj, kanë detyrimin që të përditësojnë të dhënat e pronarëve përfitues, brenda 20 – ditëve kalendarike nga dita kur këto të dhëna kanë ndryshuar. Nëse kanë një kontratë publike aktive, që nëpërmjet personave të autorizuar prej tyre, të komunikojnë çdo fillim viti, brenda datës 31 janar në regjistrin e pronarëve përfitues apo pranë autoriteteve përgjegjëse, sipas rastit, pronarët përfitues efektivë që rezultojnë të tillë në datën 31 dhjetor të vitit të sapo mbyllur.”- thuhet në projektligj.
Për këtë projekt-ligj PD e Rithemelimit i shtrin dorën edhe deputetëve socialistë që ta votojnë, pasi sipas tyre, do të sigurojë mirëpërdorim të fondeve publike, do të ndalojë përfitimin e fondeve dhe pasurive publike nga deputetët, zyrtarët, personat e lidhur me kompanitë offshore apo dhe të personave që janë të dënuar penalisht. Kjo nismë ligjore vjen pas akuzave të vazhdueshme të opozitës se pas kompanive guackë fshihen pushtetarë dhe qeveritarë.
(Kliko këtu) Projetligji i propozuar nga Agron Shehaj për ndalimin e kompanive offshore që të përfitojnë kontrata publike
M.Q./LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.3%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4386
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përplasja fizike në Kuvend, Luan Baçi i del në mbrojtje Agron Shehajt, kundër Flamur Nokës
24 Dhjetor, 18:31
-
VanHorn takohet me deputetët Shehi, Alibeaj e Shehaj, shqetësime për zgjedhjet e 2025! LZHK: Takimi i dy Kuvendeve, pozitiv nëse s’është për qëllime elektorale
20 Dhjetor, 12:44
-
Ylli Pata: Opozita rikthehet vetëm nëse bën 'Kongresin e 10' për të dënuar Sali Berishën!
19 Dhjetor, 17:59
-
Kuvend/ Sherr mes dy deputetëve, Mziu-Shehajt: 'Mbylle gojën, papagall! Regji e zv/kryeministres Balluku!' Kap shishen e ujit, por s’e hedh
19 Dhjetor, 14:24
-
Balluku live me Agron Shehajn në Facebook! Deputeti akuza: Hajdute, bën jetë milionereje! I ke të gjithë vartësit në burg (VIDEO)
19 Dhjetor, 13:51
-
Debate në Kuvend/ Shehaj akuzon Ballukun: Ka 6 muaj shmang interpelancën, 1,3 mld euro Thumanë-Kashar, skandal! S’ka lekë për pensione, por hedh valle në festat e PS
19 Dhjetor, 10:25
-
Përplasje në Kuvend, 'mollë sherri' Bashkim Ulaj dhe interpelanca me Ballukun! Shehaj bllokon 4 orë foltoren, Spiropali e përjashtoi, Noka e shtyn me forcë
19 Dhjetor, 08:07
-
Ylli Pata: Pse nuk ngjisin opozitarët e rinj populistë në Shqipëri?
3 Dhjetor, 19:38
-
Qytetari përplaset me Agron Shehajn: E ke blerë mandatin e deputetit 500 mijë euro
19 Nëntor, 12:06
-
Eduard Zaloshnja: Tavani elektoral i Berishës, i PD-së, dhe i partive të reja deri më sot
16 Nëntor, 12:33
-
Interpelanca/ Shehaj vendos në Kuvend denoncimin e qytetarit në Report Tv për humbjen e djalit tek Onkologjiku! Ministrja Koçiu: Fatkeqësinë e një prindi e përdorni për kredo politike
14 Nëntor, 12:37
-
Agron Shehaj: Ministri i Brendshëm të na sqarojë çfarë po bëhet me mbetjet toksike? Gjysma e qeverisë e përfshirë në skandal! Hoxha: Urdhri po zbatohet
7 Nëntor, 11:27