PD: Fundvit i hidhur, 2500 familje
mbetën pa ndihmë ekonomike 

PD: Fundvit i hidhur, 2500 familje<br />mbetën pa ndihmë ekonomike 
Partia Demokratike, nëpërmjet deputetes Jorida Tabaku, ka deklaruar se në tre muajt e fundit “janë hequr plot 2500 familje nga listat ekonomike për të bërë të mundur lejimin e shpenzimeve të luksit të qeverisë”.

“Vetëm këtë 3-mujor janë reduktuar 2500 familje. 10 000 shqiptarë sot janë më të varfër, ndërkohë që oborri (ministra, deputetë dhe klientë) ka përfituar tendera prej miliarda lekësh”, deklaroi Tabaku, e cila e cilësoi si të hidhur këtë fundvit për shqiptarët e varfër.

“Vetëm 2000 lekë shpërblim, që nuk shërben asgjë për mbulimin e natës së Vitit të Ri”, shtoi Tabaku. 

Tabaku theksoi se kryeministri Rama ka bërë që “studentët të shtrëngojnë rripat për të paguar arsimimin” dhe “shqiptarët e varfër e të ndershëm të tatohen më shumë e të përfitojnë më pak”.

Rama: SHQUPI mos u qani, ju nuk i shpërblyet fare
Menjëherë pas deklaratës së bërë nga deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku se qytetarët kanë mbetur pa shpërblime, ka ardhur edhe reagimi i Kryeministrit, Edi Rama.

Në një postim në rrjetin social “Facebook” Rama ka thënë se Partia Demokratike duhet të lërë fjalët, por duhet të kujtojë se për vite i la shtresat në nevojë pa asnjë mbështetje.
Rama thotë se vetëm në vitin 2012, që ishte vit electoral, qeveria e drejtuar nga PD dha 2 mijë lekë për këto shtresa.

Ja reagimi i plotë në Facebook i Edi Ramës.
"Shqup mos qaj per shperblimet per te varferit e pensionistet po kujtohu: 2010 shperblime 0; 2011 prape 0; 2012 (meqe vinin zgjedhjet) 2000L!" 



Ja deklaratë e deputetes Jorida Tabaku

"2500 familje hiqen nga ndihma ekonomike, ndërkohë vetëm në dhjetor 5 miliardë e 539 milionë lekë përfitojnë nga tenderat ministra, deputetë dhe klientë të pushtetit.
Për vitin e tretë në radhë, qeveria po i zhyt shqiptarët në skamje ndërkohë që abuzimet milionëshe në tendera, dogana, tatime e koncesione vazhdojnë.
Edi Rama po i faturon përditë shqiptarëve faturën e 40 miliardë lekëve të pagrumbulluara në buxhetin e shtetit, duke i rritur taksat dhe duke ua bërë jetën burg ndërkohë që mëkëmbësit e tij vazhdojnë të abuzojnë çdo ditë me paratë e qytetarëve.
Ai nuk po kursen as edhe më të varfërit, duke ua shndërruar muajin e fundvitit në një muaj hidhërimi.

2500 familje janë sakrifikuar që të kenë mundësi të abuzojnë, 2500 familje janë hequr nga listat e ndihmës ekonomike për të bërë të mundur shpenzimet e luksit, e fasadat e ministrive. Fondi që shpërndahet çdo muaj për familjet e varfëra sipas Institutit të Statistikave gjatë periudhës korrik- shtator është reduktuar me 4.3 % krahasur me tremujorin e dytë të vitit. Pagesat i përfituan 81 mijë e 621 familje nga 84 mijë e 145 familje që i merrnin më parë.
Pra, 10 mijë shqiptarë jetojnë në gjendje të mjeruar ndërkohë që oborri luksoz i qeverisë ka marrë 5.5 miliardë lekë tendera.
Sot, pensionistët numërojnë çikërimat që u kanë mbetur ndërkohë që kryeministria për të mbuluar rritjen me 10% të shpenzimeve për argëtime dhe luks qeveritar ka vendosur t’i gënjejë ato me 2000 lek që nuk mjaftojnë as për të shpenzimet normale për fundviti.
Sot, shqiptarët numërojnë atë çfarë u ka mbetur nga vjedhja progresive e kësaj qeverie ndërsa miqtë e qeverisë marrin 5,5 miliardë lekë tendera nga buxheti i shtetit.
Studentët duhet të shtrëngojnë akoma më shumë rripin e tyre për të paguar tarifa më të larta universitare për të paguar luksin e qeverisë.
Qeveria e fasadave preferon më mirë të rrisë shpenzimet për rrregullime godinash, për tendera fasadash e makinash se sa të ndihmojë ata në nevojë.
Qeveria solidare, me fondin më të ulët për shtresat në nevojë vazhdon përsëri të reduktojë numrin e familjeve që përfitojnë, ndërkohë që përftimet janë të pafundme për tatimorët e doganorët që kanë krijuar mosrelizimin më të madh të të ardhurave ndonjëherë prej 40 miliardë lekë.
Shqiptarët e varfër dhe ato të ndershëm, tatohen sot më shumë, familjet e varfëra përfitojnë sot më pak, të pamundurit sot janë shtuar në numër, e të rinjtë po rednin të largohen nga ky vend.
Ky është peshqeshi i radhës që kjo qeveri u ka sjellë shqiptarëve.

Redaksia Online
(S.M/shqiptarja.com)



 

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës