‘PD, Hamasi shqiptar’, Petro Koçi: Berisha i kompromentuar në ngjarje të rënda antishtetërore! Tenton lufte civile vëllavrasëse

‘PD, Hamasi shqiptar’, Petro Koçi: Berisha i kompromentuar në ngjarje të rënda antishtetërore! Tenton lufte civile vëllavrasëse

Deputeti socialist Petro Koçi

Deputeti socialist Petro Koçi, e ka krahasuar Partinë Demokratike me organizatën e Hamasit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka hedhur akuza ndaj Sali Berishës, duke thënë se ka është i përfshirë në ngjarje të rënda antishtetërore.

PD përherë e më shumë po ravijëzohet si Hamasi shqiptar. Një organizatë që projekton aksione të dhunshme me natyrë konspirative dhe paramilitare. Berisha i kompromentuar në ngjarje të rënda antikushtetuese dhe antishtetërore si grushti i shtetit të 26 Majit 96, shkelja e embargos ndaj Milloshevicit, destabilizimi i planifikuar i pasuar nga qindra viktima i 97- ës, grushti i shtetit i 98- ës, Gërdeci, vrasjet e 21 Janarit 2011, sulmet zjarrvënëse ndaj shtetit në 2016, etj vijon të tentojë lufte civile vëllavrasëse", shkruan ai. 

Deputeti socialist shkruan se qëllimi i kaosit të PD nuk është për lirimin e Salianjit, por ka si qëllim rrëzimin e reformës në drejtësi.

“Synimi i aksioneve paramilitare të PD nuk është lirimi i Salianjit, i përdorur nga PD për qëllime të ditës, por rrëzimi i reformës në drejtësi, goditja e drejtësisë e sidomos e SPAK, të cilin Berisha e ka shpallur organizate kriminale. Ne duhet ta bëjmë të qartë se do ta forcojmë pavarësinë e drejtësisë e posaçërisht qëndrueshmërinë e sigurinë e mandateve të prokurorëve të SPAK”, shkruan ai.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 04/10/2024 21:36

    SAKTE, SAKTE, SAKTE!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Reshjet e shiut përmbytën Vlorën, Ministria e Mbrojtjes: Në 3 orë u regjistruan rreth 180 mm reshje! U evakuuan 55 persona

Reshjet e shiut përmbytën Vlorën, Ministria e Mbrojtjes: Në 3 orë u regjistruan rreth 180 mm reshje! U evakuuan 55 persona