PD insiston: Sot në mesditë do arrestohej Vangjush Dako, pse u kthye mbrapsht urdhri?

Partia Demokratike ka akuzuar pasditen e sotme Prokurorinë e Krimeve të Rënda, se ka anuluar urdhër arrestin për Vangjush Dakon. Në një konferencë për mediat, deputeti i PD-së Flamur Noka është shprehur se sot është urdhëruar anulimi i arrestimit të Dakos.

Sipas Nokës, sot në mesditë do të arrestohej kryebashkiaku i Durrësit, por ndërhyrjet e fuqishme politike kanë bërë që të anulohej urdhëri. Sipas tij, ‘nuk mund të prishet dosja, nuk mund të fshihen përgjigjet e bëra’. 

Deklarata e plotë e Flamur Nokës:

Me një prokurori që nuk do të ishte nën urdhrat politikë të Edi Ramës, sot, Vangjush Dako duhet të ishte në burg.  Kyetari i Bashkisë së Durrësit është pjesë e dosjes me numër 339, njësoj si miqtë e tij kriminelë - trafikantë droge apo si dy ish-deputetët  e Partisë Socialiste, që sot janë prapa hekurave për të shpëtuar më të rëndësishmin e dosjes 339, Vangjush Dakon. 

Ka të paktën 24 orë që fletë arresti për Vangjush Dakon është prerë, por ekzekutimi I tij është bllokuar. Prokuroria duhet t’u japë shqiptarëve dy përgjigje të thjeshta: Pse është kthyer mbrapsht urdhri për arrestimin e Vangjush Dakos sot në mesditë? Kush po ndërhyn që Vangush Dako, “xhuxhi”, siç e quajnë kriminelët e tij, të mos arrestohet në bazë të përgjimeve të dosjes 339? Kryetari i Bashkisë së Durrësit është peshku i madh i dosjes 339 dhe përpjekjet për të shpëtuar Vangjush Dakon janë të pashpresa! 

Askush nuk duhet të guxojë të prishë provat e përgjimit të Vangjush Dakos me kriminelët më të rrezikshëm të Durrësit! Çdo përpjekje për prishjen e provave, për zhdukjen e përgjimit apo për fshirjen e faqeve të transkriptuara të Vangjush Dakos me kriminelët është krim i rëndë, që paguhet me burg të gjatë. Askush nuk mund ta zhbëjë të vërtetën se kriminelët e Durrësit e të Shijakut kanë blerë vota për pushtetin e Vangjush Dakos dhe Edi Ramës dhe, si shpërblim, kanë marrë leje ndërtimi dhe tendera miliona eurosh. 

Këtë fakt e denoncoi një vit më parë Lulzim Basha. Për këtë fakt, e paditi për shpifje Vangjush Dako. Me këtë fakt, me dosjen me numër 339, Lulzim Basha fitoi gjyqin. Paditë shterpë kundër opozitës dhe propaganda e lodhur se gjoja po luftohet krimi, pa arrestuar asnjë bos të krimit, janë në funksion të mbulimit të së vërtetës: se Edi Rama është peng i krimit të organizuar, i cili po qeveris dhe po pasurohet bashkë me Edi Ramën!

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Demokrati: 26/10/2018 05:22

    Inskedimet e Luleve dhe Mulerve nuk kane te mbaruara .E dine te mjeret qe oushtet me vote smarin dot se jane degraduar qe ne ebrion dhe kane shkuar zero fyl po skemi cbejme ashtu u katandisen dhe ashtu do bejne .Tani jane ne hall ;Pse nuk u shkon per mbare asnje tentative qe duan te bejne dhe si beson me njeri.I shkreti Lul ku te veje dhe si te beje ? po Muli qe i thone dhe mular i cili kujtohet dhe do te beje ndonje shpikje si mular qe eshte .Por si ecen ska me ne dore as policine se ta kishte kyy.... dinte si vepronte e ka mesuar usta sala si vepronte por nuk u shkon me dhe mendohen c fare te shpikin .Marin dhe Fejziun nga oplniono Enin dhe ajo si Rakipi ...jane te partise te bac saliut por... s bejne dot gje nuk kalben kurre hunjte me te permjere o te mjere .

    Përgjigju
  • Andis: 26/10/2018 04:25

    Flamur Noka do na vej rendin dhe do luftoje krimin. Ik ore kok lope .tregoni si keni vene pasurine.nga kuksi ne tirane me Range Rover te ri. Hajdut I rendomte

    Përgjigju
  • luli: 25/10/2018 23:57

    o lulo ! o mulo ! çfar jan kto idjotsira ? ku jan provat ktu ? pse i fyen shqiptaret ?prandaj nuk ju votojn ju ? eshte rrit niveli ,kan kalu 28 vjet demokraci plako

    Përgjigju
  • Highlanderi: 24/10/2018 19:03

    Ja dhe Flamuri sivllau i gomarit.

    Përgjigju
  • besford fadil BAJG gjoleka: 24/10/2018 18:14

    O flamuri pa bisht ti je turpi i Shqipris që je deputet. Njerëz si puna jote nuk vlejn as për roje stalle o flamuri palle.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë