PD ka nevojë për Anton Çetën!

PD ka nevojë për Anton Çetën!

Anton Çeta

Ka rënë aq shumë niveli i diskutimit në emër të PD si në kuptim lidershipi, shkencash politike, parimesh, qëllimesh, vlerash e vizionesh sa shpesh më duket sikur po bëjmë qendër të studimeve apo shkrimeve tona personazhe që nuk plotësojnë kushtet as për kryetar kooperative! Është për të ardhur keq sesi PD, nga PD e shpresës në fillim të viteve '90, sot është kthyer në parti ose në një subjekt shumëdimensional që njerëzit me nivelin më të ulët intelektual dhe me standardet më të ulëta qytetare po kërkojnë të bëjnë karrierë në emrin e madh të kësaj partie dhe në peshën e madhe historike!

Derdimen, Donkishote, analfabet, hajdutë po na kthehen vlera absurde e ne po përpiqemi të gjejmë zgjidhjen ose të interpretojmë vizionet e tyre! Kaq poshtë po na ulin dhe po kthejnë në situata të mediokritetit intelektual! Një grup "idiotesh" në papunësinë e përditshme hedhin çdo ditë gurë në pusin e dijes e ne po lodhemi tu japin kuptim gurëve që ata hedhin në dembelizmin e tyre e në! Keqardhje! Po kthehet PD si një parti që ka nevojë për Anton Çetën, vetëm ai ndoshta mund t'i pajtojë dhe t'i kthejë në llogore!

Në fakt, çështja është më e thjeshtë se kaq, të hapin rrugë ata që kanë 30 vjet e kanë marr çdo gjë! Tani e kanë radhën edhe ata që nuk patën kurrë mundësinë ta kishin për 30 vjet! Po zihen në PD sikur të ishte pronë e gjyshit ose "me ra" e katundit! Ndërkohë demokratët e vërtetë, shqiptarët nuk kanë gjë në dorë veçse të jenë spektatorë sesi Shqipëria po kthehet në një vend ku jetojnë mirë ata që e kanë privatizuar Shqipërinë bashkë me politikën!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xhemal: 13/01/2023 07:48

    PD nuk Ka qene kurre parti politike ..thjesht nje shport me karavidhe..tani nje kosh me m....t

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?