PD, ka shumë mundësi të jetë edhe kur Ai s'do jetë më, por Ai është e sigurt se s'do jetë më, kur Ajo do të jetë përsëri aty në qeverisjen e vendit dhe të qytetarëve

PD, ka shumë mundësi të jetë edhe kur Ai s'do jetë më, por Ai është e sigurt se s'do jetë më, kur Ajo do të jetë përsëri aty në qeverisjen e vendit dhe të qytetarëve

Sali Berisha

Ka një opinion të caktuar publik që kërkon me çdo kusht fatin dhe ekzistencën e PD ta lidhin me një njeri të vetëm! Në fakt, ky opinion përveç se është absolutist është në të njëjtën  kohë edhe fatalist!

Së pari, ekzistenca e këtij opinion është fakt i kryer dhe po ashtu trombutohet qëllimisht në studio televizive!

Së dyti, ky opinion është nuk është i rastësishëm! Asnjë opinion që ka natyrë publike nuk është i rastësishëm, sepse ndodh për të krijuan një orientim publik e po ashtu për të mbrojtur një kauzë po të caktuar! 

Atëherë, natyrshëm duhet të lind pyetja: pse qarkullon ky opinion dhe kujt i shërben, cilës kauzë? Po ashtu pyetja tjetër po aq legjitime është se: kjo kauzë është në shërbim të publikes, apo privatja po kërkon të manipulojë publiken për interesa e saj të ngushta? Në fakt, ndarja mes privates e publikes edhe pse duket e thjeshtë dhe e dukshme, nuk është tamam ashtu e sidomos në politikë! Privatja dhe publikja në politikë manipulojnë e justifikojnë njëra-tjetrën, i shërbejnë njëra-tjetrës, janë në simbiozë me njëra-tjetrën e shpesh herë janë në konflikt mes tyre për arsye hapësire dhe privilegjesh! Një gjë është e sigurt se publikja i duhet dhe i shërben  privates gjithmonë, por privatja nuk është gjithmonë në shërbim të publikes, por ka nevojë për këtë të fundit për të justifikuar jetëgjatësinë e saj!

Të pretendosh se fati i publikes është falë ekzistencës së privates është sikur të thuash se  ekzistenca e disa njërëz në Botë kanë filluar nga njëri, por në fakt që njerëzit të shtohen, natyra dhe Zoti na kanë mësuar, se duhet të jenë të paktën dy e kështu edhe Bibla e Kurani na kanë mësuar për ekzistencën e Adamit e Eves e pastaj sherrin për mollën! Por, nëse këta nuk do të kishin rënë në mëkatin e mollës, ndoshta nuk do të ishin shtuar e do të kishin mbetur vetëm dy, pra përsëri kemi të bëjmë me publike e jo me private, sepse janë më shumë se një! Opinioni se PD ekziston falë fatit të një njeriu të vetëm është në kundërshtim me vetë historinë njerëzore, me besimet fetare e po ashtu edhe me librat e shenjtë! Askush nuk vjen nga hiçi, por vetë hiçi është një e nuk mund të jetë gjithçka! 

Kam besim se PD do të ekzistonte pa ekzistencën e Atij që duan ta quajnë vetë ekzistenca e saj! Opinioni se PD e ka bërë vetëm një e do të ekzistoj sa të jetë Ai, është hyjnizim, sepse duan t'i japin cilësinë e Krijuesit që ai krijon e shkatërron kur i mbushet mendja! Pra, është opinion që jo vetëm s'ka asnjë vërtetësi, por është një frymëzim deri në keqpërdorim mbi fatin e librave të shenjtë me frymëzim hyjnizimi!

Zoti, krijoi çdo gjë, por jo veten! Zoti, e ka krijuar ndoshta edhe Atë me qëllim që të ishte pjesë e një udhëtimi jetësor, që përfshin një pjesë të historisë së PD, por sigurisht jo fatin e kësaj të fundit! Çdo kush është zoti i fatit të tij, por Zoti vetë ka fatin e të gjithëve duke mos e përjashtuar edhe Atë! 
Privatja vdes gjithmonë e shpejt, por publikja mbetet thuajse gjithmonë e përjetësisht edhe falë faktit, se është shumatore privatësh ku secili le një gjumë e të gjithë bashkë bëjnë një histori!
Prandaj, PD ka shumë gjasa të vazhdojë  të jetë ndryshe e me siguri më mirë edhe pa Atë, por ai është e sigurt se nuk mund të jetë përgjithmonë, sepse duke qenë individ nuk ka privilegjin e përjetësisë!

PD ka shumë mundësi të jetë edhe kur ai s'do jetë më, por ai është e sigurt se se një ditë s'do jetë më e pikërisht kur  Ajo do të jetë përsëri aty në qeverisjen e vendit dhe të qytetarëve!

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD-së, ku do vendosen deputetët dhe Kryesia, pjesa më e madhe në rrugën e Elbasanit pranë selisë

Protesta e PD-së, ku do vendosen deputetët dhe Kryesia, pjesa më e madhe në rrugën e Elbasanit pranë selisë