PD kallëzon në SPAK Ramën, e akuzon për abuzim me ligjin për investimet strategjike

PD kallëzon në SPAK Ramën, e akuzon për abuzim me ligjin për investimet strategjike

Deputeti Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti Gazment Bardhi në emër të Grupit Parlamentar të PD ka depozituar sot në SPAK një kallëzim penal kundër Kryeministrit Edi Rama për shpërdorim detyre, vepër penale e cila dënohet deri në 7 vjet burgim. Sipas tyre, kreu i qeverisë ka abuzuar me ligjin për investimet strategjike, duke mbështetur një projekt të bashkëshortit të ministres së Jashtme, Olta Xhaçka

“Duke mos aplikuar këtë ndalim, Kryeministri Edi Rama dhe anëtarët e Komitetit të Investimeve Strategjike, të cilët kanë qenë në dijeni se kompania përfituese është në pronësi të bashkëshorit të ministers/deputetes Olta Xhacka, me dashje kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, duke i sjellë përfitime materiale të padrejta familjes së ministres Xhacka.” – thuhet ndër të tjera në kallëzim.

Kallëzimi penal ndaj Edi Ramës vjen një ditë pasi një grup deputetësh të Partisë Demokratike i kërkuan Kuvendit që të nisin procedurat për konstatimin e papajtueshmërisë me mandatin e deputetit për Olta Xhackën.

Kallëzimi në SPAK

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës