PD kaos e dhunë në Kuvend, djegin karriget! Ambasadori i BE dhe SHBA-të: Të shqetësuar dhe të keqardhur, dhuna nuk është zgjidhje! Ndaloni përshkallëzim e situatës!

Në një kohë që Shqipëria pret çeljen e negociatave për grupkapitujt e parë, PD ka ndërmarrë një aksionin që e quan të "mosbindjes civile".

"Është për të ardhur keq" Ky është mesazhi i ambasadorit të BE-së Silvio Gonzato drejtuar Partisë Demokratike për aksionin e djeshëm opozitar me kthimin e skenarit të kaosit në Kuvend, bllokimin e  foltores, hedhjen e sendeve të forta në drejtim të kryetares së Kuvendit e deri tek djegia e karrigeve.

Është për të ardhur keq që për një çështje tjetër disa përfaqësues të opozitës përdorën mënyra që ndërpresin mbarëvajtjen e jetës parlamentare në kuvend. Është për të ardhur keq. Për çfarëdo ideje që kemi nuk është kjo mënyra oër ta shprehur mendimin.

Në një demokraci funksionale si Shqipëria pakënaqësitë duhet të shprehen në mënyrën e duhur e nuk duhet të përdoren dhunë apo dëmtime ndaj pronës për të shprehur mendimin, deputetët e kuvendit duhet të kenë mundësinë të përmbushin rolin e tyre në siguri të plotë' tha ambasadori i BE-së në një reagim për gazetarët jashtë sallës së kuvendit ku dje PD organizoi kaosin nxitur siç thotë ajo pas dënimit me 1 vit burg të deputetit demokrat, Ervin Salianji. 

Ambasadori bëri thirrje për tu kthyer në dialog dhe të ndalohet "përshkallëzimi i situatës dhe të shmangen sulmet personale dhe verbale" 

Deputetët e Partisë Demokratike nxorrën dje jashtë sallës së Kuvendit karriget e tyre dhe u vunë zjarrin në shenjë proteste ndaj burgosjes së deputetit Ervin Salianji, dhe, siç u shprehën ata, ndaj shumë akteve të tjera arbitrare të shumicës ndaj opozitës dhe lirive demokratike në vend. Deputetët e PD-së shprehën dhe kërkesën për qeveri teknike që do të cojë vendin në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. 

I menjëhershëm edhe reagimi i ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, ku shprehet shqetësimi i thellë për forcën e dhunës në Parlament ditën e djeshme, teksa apelohet për dialog mes palëve.

"Ambasada e SHBA është thellësisht e shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në parlamentin shqiptar të hënën. Akte të tilla dëmtuese dhe potencialisht lënduese nuk kanë vend në procesin demokratik", thuhet ndër të tjera në reagim. 

Ndërkohë, Policia e Shtetit njoftoi sot (1 Tetor) se ka nisur edhe hetimet për deputetët që shkaktuan dëme dhe dogjën karriget e parlamentit.

Fjala e plote e ambasdorit Gonzato

Në fakt më lejoni që të fillojë me një not pozitive sepse po bëhet fjalë për një moment shumë të rëndësishëm përsa i përket qëndrimit negociues të Shqipërisë për çështje shumë të rëndësishme për vendin, si funksionimi i ligjit, si funksionimi i institucioneve demokratike apo lufta kundër korrupsionit. Pra të gjitha këto gjëra pozitive. Prandaj ishte kënaqësi që dje opozita dhe mazhoranca u ulën dhe diskutuan në Komisioni përkatës në Kuvend dhe të miratonin dhe qëndrimin negociues në Kuvendin e Shqipërisë përsa i përket negociatave me BE.

Në fakt për këtë është për të ardhur keq, në fakt për një çështje tjetër disa përfaqësues të opozitës më vonë ditën e djeshme përdorën mënyra që ndërpresin mbarëvajtjen e jetës parlamentare në Kuvend dhe kjo është vërtet për të ardhur keq. Çfarë do lloj qëndrimi apo ideje që mund të kemi nuk është kjo mënyra për ta shprehur mendimin.

Gjithashtu më duhet të them që në një demokraci funskionale si Shqipëria, pakënaqësi nga më të ndryshmet duhet të shprehen në mënyrën e duhur dhe nuk duhet që të përdoret dhunë apo që të behet dhunë apo që të bëhen dëmtime ndaj pronës për të shprehur mendimin.

Sepse deputetët e Kuvendit të Shqipërisë duhet të kenë mundësinë që të përmbushin dhe të luajnë rolin e tyre në siguri të plotë. Pranda ja lejoj vetes që ta bëj këtë koment pikërisht se është shumë e rëndësishme që Kuvendi i Shqipërisë parlamenti i vendit, të luaj rolin e duhur që Shqipëria të behet një vend anëtar në një demokraci funksionale pra pikërisht paralmenti duhet të luajë rolin e vete dhe në të ardhmen. Madje këtë e kam thënë dhe në dhjetor kur kam arritur në Shqipëri, në fund të fundit kjo ka të bëj me objektivin madhor që ka Shqipëria që të jetë në BE. Objektiv që e mbështet shumica dërrmuese e qytetarëve shqiptarë. 
Prandaj thirrja që unë u bëj të gjithëve në këtë moment është tu ktheheni dialogut, jo që të bini dakord për gjithçka për të diskutuar dhe dialoguar. Gjithashtu të shmangen sulmet personale apo verbale. Lutem që të ulet përshkallëzimi.

Lajmi ne perditesim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:28
Opozita ktheu kaosin në Kuvend, reagon Ambasada Amerikane në Tiranë: Jemi të shqetësuar për forcën e shpalosur në parlamentin shqiptar

Tiranë-Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka reaguar ditën e sotme për dhunën e djeshme në Kuvendin e Shqipërisë nga përfaqësuesit e opozitës. Në njoftimin e saj Ambasada Amerikane shpreh shqetësimin për gjendjen e krijuar dhe shprehet se akte të tilla dëmtuese nuk kanë vend në procesin demokratik.

Ata bëjnë thirrje që palët e përfshira të ushtrojnë vetëpërmbaje dhe të angazhohen në dialog. Nga ana tjetër Ambasada Amerikane ka theksuar se mbështet diskutimet paqësore dhe bashkëpunuese lidhur me negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.  

"Ambasada e SHBA është thellësisht e shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në parlamentin shqiptar të hënën. Akte të tilla dëmtuese dhe potencialisht lënduese nuk kanë vend në procesin demokratik. Nxisim të gjitha palët e përfshira të ushtrojnë vetëpërmbajtje, të angazhohen në dialog konstruktiv si dhe të përqafojnë vlerat e respektit dhe qytetarisë. Mbështesim diskutimet paqësore dhe bashkëpunuese lidhur me negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE si dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë krah institucioneve shqiptare teksa punojnë për ta sjellë Shqipërinë më pranë bashkësisë euro-atlantike."-njoftimi i Ambasadës Amerikane. 

Pas dënimit të deputetit demokrat Ervin Salianjin me 1 vit burg nga Gjykata e Apelt për “Kallëzim të rremë”,  opozita kthehu skenarin e dhunës ditën e djeshme në Kuvend. 

Gjithçka nisi me bllokimin e foltores, hedhjen e sendeve të forta në drejtim të kryetares së Kuvendit dhe përplasjen fizike midis disa depuetëve të opozitës dhe mazhorancës. Depuetët e opozitës kanë nxjerrë jashtë Kuvendit, karriget e tyre dhe i kanë vendosur fjakën si shenjë revolte.

Deputetët e PS kanë kërkuar përjashtimin e 24 deputetëve të PD-së, ku brenda 48 orëve mblidhet Sekretariati i Etikës për të marrë vendimin.

Paraditen e 30 Shtatorit deputetët e opozitës bojkotuan edhe punën e Komisioneve Parlamentare.

Më 7 tetor Partia Demokratike ka thirrur një protestë e cila pritet të nisë para godinës së Kryeministrisë, por është paralajmëruar se grupe protestuesish do të bllkojnë akset rrugore, kryqëzime, në një formë të mosbindjes civile.

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luli: 01/10/2024 11:21

    E sollen direkt PS kete te BE qe bindi popullin qe ja dhe BE eshte kunder. Pse ne parlamentet e europes nuk zihen? Zihen betet cope ambjenti

    Përgjigju
  • Kovaçi: 01/10/2024 11:06

    Çjanë këta deputetë veshur me imunitetë që djegin një Parlament? Këta janë mizorira që do vijnë me zinxhira të na lidhin këmb e kokë e të na bëjnë varr e gropë. Ndalini neonazit sa nuk është vonë!! Ky është shëmbulli i mos bindjes civile që ofrojnë berishjanët për pasusit e tyre. Nesër pasuesit do vijnë nëpër shtëpira dhe do kërkojnë : O votën O gropën!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas