Dhuna e djegia e karrigeve në Kuvend! Kallëzohen në SPAK 23 deputetë të opozitës, JA EMRAT! Ministri Hoxha:Akt vandalizmi i papranueshëm

Tirane- Policia e Tiranës ka dërguar në SPAK 23 deputetë të opozitës të cilët u bënë pjesë e dhunës dhe kaosit të shkaktuar në seancën e 30 shtatorit.

Ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka policia ka ngritur 2 akuza atë të "Shkatërrimi i pronës me zjarr" dhe "Goditjet për shkak të detyrës". Për kreun e grupit parlamentar të PD-së u ngrit akuza "Goditjet për shkak të detyrës". Për Bledion Nallbatin është ngritur akuza  "Shkatërrimi i pronës me zjarr", ndërsa për 20 deputetët e tjerë është ngritur akuza  "Shkatërrimi i pronës.

Në SPAK janë deputetët e grupit parlamentar të PD-së por dhe Monika Kryemadhi, Erisa Xhixho të Partisë së Lirisë të cilët akuzohen për shkatërrim të pronës. 

"Ditën e djeshme, gjatë zhvillimit së seancës plenare, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, këta shtetas (deputetë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë) kanë kryer veprime të dhunshme duke dëmtuar foltoren e Kuvendit, kanë thyer një karrike dhe kanë hedhur në drejtim të Kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar, sende të forta (pjesë të karriges së thyer). Gjithashtu kanë djegur disa karrige, në ambientet e jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë" informoi sot policia e Tiranws. 

Mw herwt Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha e quajti 'akt vandalizmi' kaosin e shkaktuar nga Partia Demokratike një dite më parë në Kuvendin e Shqipërisë, ku deputetët e opozitës dogjën karriget dhe sulmuan fizikisht disa përfaqësues të mazhorancës.

Lista e deputeteve që u dërguan në SPAK nga policia dhe vepra penale për të cilën akuzohen
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të shtetasve: 
 1 - Flamur Noka, 53 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr" dhe "Goditjet për shkak të detyrës", parashikuar nga nenet 151 dhe 237 të Kodit Penal;
 2- Gazment Bardhi, 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Goditjet për shkak të detyrës", parashikuar nga neni 237 të Kodit Penal;
 3- Bledion Nallbati  39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr" parashikuar nga nenet 151 i Kodit Penal;
 4-  Dhurata Çupi, 51 vjeçe,   për veprën penale Shkatërrimi i pronës"
 5- Flamur Hoxha, 56 vjeç, për veprën penale Shkatërrimi i pronës"
 6 - Xhelal Mziu, 57 vjeç, për veprën penale Shkatërrimi i pronës"
 7- Lefter Gështënja., 52 vjeç,  për veprën penale Shkatërrimi i pronës"
 8- Agron Gjekmarkaj, 50 vjec për veprën penale Shkatërrimi i pronës"
 9- Ina Zhupa, 37 vjeçe,  për veprën penale Shkatërrimi i pronës"
10 - Lindita Metaliaj, 47 vjeçe, për veprën penale Shkatërrimi i pronës"
11 - Dashnor Sula, 59 vjeç,  për veprën penale Shkatërrimi i pronës"
12 - Luan Baçi, 61 vjeç,    për veprën penale Shkatërrimi i pronës'
13 - Lodovik Hasani, 57 vjeç,    për veprën penale Shkatërrimi i pronës
14 - Asllan Dogjani, 57 vjeç,    për veprën penale Shkatërrimi i pronës
15 - Helidon Bushati, 51 vjeç,    për veprën penale Shkatërrimi i pronës
16 - Erisa Xhixho, 39 vjeçe,    për veprën penale Shkatërrimi i pronës
17 -Sorina Koti 40 vjeçe, për veprën penale Shkatërrimi i pronës
18 - Saimir Korreshi, 43 vjeç, për veprën penale Shkatërrimi i pronës
19- Edmond Spaho, 66 vjeç,    për veprën penale Shkatërrimi i pronës
20 - Kasem Mahmutaj, 62 vjeç,  për veprën penale Shkatërrimi i pronës
21- Vangjel Dule, 56 vjeç,   për veprën penale Shkatërrimi i pronës
22- Monika Kryemadhi, 50 vjeçe;  për veprën penale Shkatërrimi i pronës
23 -Isuf Çelaj, 60 vjeç - për veprën penale Shkatërrimi i pronës

Ndërkohë ministri i Brendshëm, Hoxha ka reaguar përmes një statusi në Facebook, ku ka theksuar se ngjarja do i referohet SPAK-ut. 

Mesazhi i ministrit të Brendshëm

Flakët e zjarrit, pasditen e djeshme, në dyert e Kuvendit të Shqipërisë, që është tempulli më i lartë i një sistemi demokratik, janë akt që përdhos ndjenjat e qytetarëve të këtij vendi. Kuvendi mbetet thelbi i shprehjes së vullnetit dhe besimit të votuesve, ndaj çdo akt vandalizmi brenda apo në dyert e tij, është absolutisht i papranueshëm dhe i ndëshkueshëm ligjërisht.

Pengimi i ushtrimit të funksioneve kushtetuese

Heqja me dhunë e të drejtës së fjalës

Goditja për shkak të detyrës

Rrezikimi i jetës së deputetëve duke i goditur me mjete te forta

Shkatërrimi me zjarr i pronës publike, ishin akte të rënda dhune dhe vandalizmi.

Në Parlament nuk vihet me shishe benzine, por për të ushtruar lirinë e të drejtës së fjalës mbi bazën e mandatit që merr nga zgjedhësit.

Pas dënimit të deputetit demokrat Ervin Salianji me 1 vit burg nga Gjykata e Apelt për “Kallëzim të rremë”,  opozita kthehu skenarin e dhunës ditën e djeshme në Kuvend. Gjithçka nisi me bllokimin e foltores, hedhjen e sendeve të forta në drejtim të kryetares së Kuvendit dhe përplasjen fizike midis disa depuetëve të opozitës dhe mazhorancës. Depuetët e opozitës kanë nxjerrë jashtë Kuvendit, karriget e tyre dhe i kanë vendosur fjakën si shenjë revolte. Deputetët e PS kanë kërkuar përjashtimin e 24 deputetëve të PD-së, ku brenda 48 orëve mblidhet Sekretariati i Etikës për të marrë vendimin.

Paraditen e 30 Shtatorit deputetët e opozitës bojkotuan edhe punën e Komisioneve Parlamentare.

Më 7 tetor Partia Demokratike ka thirrur një protestë e cila pritet të nisë para godinës së Kryeministrisë, por është paralajmëruar se grupe protestuesish do të bllkojnë akset rrugore, kryqëzime, në një formë të mosbindjes civile.

 

Lajmi ne perditesim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:09
PD kaos e dhunë në Kuvend, djegin karriget! Policia çon në SPAK 23 deputetë demokratë

Policia e Tiranës informon se ka referuar në SPAK materialet në ngarkim të deputetëve të PD-së që dje u bënë pjesë e veprimeve të dhunshme në Kuvend  dhe djegies së karrigeve.

Tiranë - Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të shtetasve:

- Flamur Noka., 53 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr" dhe "Goditjet për shkak të detyrës", parashikuar nga nenet 151 dhe 237 të Kodit Penal;

- Gazmend Bardhi, 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Goditjet për shkak të detyrës", parashikuar nga neni 237 të Kodit Penal;

- Bledjon Nallbati, 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr" parashikuar nga nenet 151 i Kodit Penal;

- Dhurata Çupi, 51 vjeçe, 
- Flamur Hoxha, 56 vjeç,
- Xhelal Mziu., 57 vjeç,
- Lefter Gështënja., 52 vjeç, 
- Agron Gjekmarkaj, 50 vjeç
-Ina Zhupa, 37 vjeçe, 
- Lindita Metaliaj, 47 vjeçe, 
- Dashnor Sula, 59 vjeç, 
- Luan Baçi, 61 vjeç, 
- Lodovik Hasani, 57 vjeç, 
- Asllan Dogjani, 57 vjeç, 
- Helidon Bushati,51 vjeç, 
- Erisa Xhixho, 39 vjeçe, 
-Saimir Korreshi, 40 vjeçe, 
- Sorina Koti 43 vjeç,
- Edmond Spaho, 66 vjeç, 
- Kasem Mahmutaj, 62 vjeç, 
- Vangjel Dule , 56 vjeç, 
- Monika Kryemadhi, 50 vjeçe;
- Isuf Çela, 60 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale "Shkatërrimi i pronës", parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal.

Ditën e djeshme, gjatë zhvillimit së seancës plenare, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, këta shtetas (deputetë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë) kanë kryer veprime të dhunshme duke dëmtuar foltoren e Kuvendit, kanë thyer një karrike dhe kanë hedhur në drejtim të Kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar, sende të forta (pjesë të karriges së thyer). Gjithashtu kanë djegur disa karrige, në ambientet e jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

G.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 01/10/2024 14:48

    Injoranca dhe idotesia karakteristike ramiste nuk ka te ndaluar. Ndersa ngjarjet zhvillohen ne Kuvend, ku nuk ka prani policore, vetem te Gardes, dhe prokuroria speciale ka organin e saj te hetimit dhe policise gjyqesore-BKH, serish dallkauket barkfryre police Sauku percjellin materiale sipas vijes se partise. Pa le, eshte egersuar dhe Tahiri 7 ose ministri spurdhjak i radhes. Bjer Selman i nenes me keta.

    Përgjigju
  • Qobani: 01/10/2024 14:39

    A po i kuptoni paralajmërimet me tërmetet, nuk ashtë vonë kfjelluni!!?

    Përgjigju
  • uni: 01/10/2024 11:54

    ta paguajne me rrogat e tyre demin e shkaktuar!

    Përgjigju
  • Ajo: 01/10/2024 10:44

    Pse flisni kaq shume? Ne Burg te gjithe ata qe moren pjese.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas