Shefja e komunikimit të fushatës së PD, Mirela Karabina u ka bërë apel qytetarëve të votojnë për të ardhmen e tyre. Karabina thotë se PD ka denoncuar çdo rast ku PS ka manipuluar procesin.
“Partia Demokratike po ndjek nga afër të gjithë problematikat që po shfaqen me procesin zgjedhor duke inkurajuar qytetarët që të dalin e të votojnë masivisht në këto orë të mbetura në mënyrë që të vendosin me botën e tyre për të ardhmen.
PD dënon me forcë çdo përpjekje për të manipuluar apo dëmtuar procesin e votimit.
Gjatë ditës në disa zona të vendit kemi denoncuar rastet kur Partia Socialiste ka kryer veprime që synojnë manipulimin e procesit të votimit si në rastin e Dimalit, ku denoncuam kryetaren e bashkisë që po firmos si mjeke ligjore vërtetime për personat me aftësi të kufizuar me qëllim votimin familjar, për të manipuluar votën e qytetarëve.
Po ashtu në bashkinë Finiq në derën e një prej qendrave të votimit po diktohet vota duke intimiduar qytetarët me flet votimit të plotësuara për PS në derën e QV.
Gjithashtu janë vërejtur shumë raste të pranisë se personave të pa aurtorizuar në qëndrat e votimit ku është ushtruar presion dhe intimidim ndaj votuesve, dhe mbi të gjitha problematika e pasijeve të identifikimit elektronik që ka cënuar rëndë procesin e votimit.
Por pavarësisht të gjithë këtyre problematikave ne apelojmë qytetarëty shqiptarë me të drejtë vote që të dalin sa më shumë e të votojnë për veten e tyre, të ardhmen e tyre.
Përtej klimës së tensionit dhe të parregullsive sipas traditës së politikës së vjetër, këto zgjedhje janë për shqiptarët, të cilët sot me pjesëmarrjen e tyre kanë mundësinë ti japin një leksion të shkuarës dhe të hedhim themelet e të ardhmes
Vetëm duke votuar, marrim të ardhmen tonë në dorë.”- tha Karabino/
Lajmi kryesor: