PD kërkon heqjen e mandatit të deputetit Vullnet Sinaj: Ka përfituar fonde publike! Kërkesa shqyrtohet sot në Këshillin e Mandateve

PD kërkon heqjen e mandatit të deputetit Vullnet Sinaj: Ka përfituar fonde publike! Kërkesa shqyrtohet sot në Këshillin e Mandateve

Deputeti i PS, Vullnet Sinaj

TIRANË- Kuvendi ka nisur tashmë procedurat për verifikimin e pavlefshmërisë së mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj. Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin mblidhet sot në orën 11:00 në Kryesinë e Kuvendit për të shqyrtuar mocionin e 14 ligjvënësve opozitarë, të cilët kërkojnë konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të Sinajt. Opozita e akuzon Sinajn se ka përfituar para publike me bizneset e tij.

Kjo kërkesë e PD do të shqyrtohet nga Këshilli i Mandateve dhe më pas i kalon senacës plenare për votim. Në mocionin e deputetëve të opozitës thuhet se Sinaj ka shkelur Kushtetutën, pasi ka përfituar fonde publike në kundërshtim me pikën 3, të nenit 70 të Kushtetutës, i cili ndalon deputetit që të përfitojë pasuri publike.

Vetë Sinaj, në një reagim kur akuzat ndaj tij u bënë publike, tha se nuk ka përfituar asnjë fond publik, duke thënë se ka hequr dorë nga administrimi i të gjitha kompanive të tij që nga viti 2017 kur vendosi t’i futej politikës.

“Nuk kam përfituar nga buxheti i shtetit asnjë lek, as kur nuk kam qenë deputet, as kur jam zgjedhur deputet. Për më tepër, dhuroj prej vitesh rrogën mujore të deputetit për të ndihmuar njerëz në nevojë dhe as më shkon mendja të përfitoj financiarisht nga buxheti i shtetit”, shkruajti deputeti i Vlorës në reagimin e tij më 7 gusht. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD gris mesazhin e Begajt për sesionin e ri parlamentar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Gabimi me mosvendosjen e rripit i kushton shtrenjtë 28-vjeçarit, testi e gjen me prani të drogës THC! Policia e arreston, 125 shoferë të proceduar

Tiranë/ Gabimi me mosvendosjen e rripit i kushton shtrenjtë 28-vjeçarit, testi e gjen me prani të drogës THC! Policia e arreston, 125 shoferë të proceduar