PD ka depozituar zyrtarisht në Kuvend kërkesën për shkarkimin e presidentit Bajram Begaj. Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi në një deklaratë nga Kuvendi akuzoi Begajn se i jep tenderë miliona euro një kompanie sigurimesh e cila, që prej emërimit të tij si president, ka punësuar fiktivisht të birin e Begajt. Bardhi tha se djali i tij jeton jashtë shtetit dhe është i punësuar jashtë, aty ku kryen edhe studimet, ndërkohë që rezulton i punësuar edh enë kompaninë që fiton tenderët në Presidencë.
“Përfitimet personale dhe të të birit aq sa për këtë shkelje dyshohet se ka kryer një krim të rëndë të cilin PD do i drejtohet SPAK. Në kundërshtim me nenin 11, 86, 88 dhe 89 të Kushtetutës, ka krijuar gjendje konflikti interesi që cenon konkurrencën e lirë në treg duke i dhënë përfitime të prokurimeve publike të presidencës kompanisë private ku është punësuar i dyshuar në mënyrë fiktive, djali i tij, pas emërimit të Begajt si presidenti. Djali i presidentit të republikës vetëm 23 vjeç, ndërkohë që ndodhet jashtë vendit, sipas dokumenteve tona rezulton me studime dhe i punësuar jashtë Shqipërisë, njëkohësisht, rezulton se është i punësuar në një kompani sigurimesh brenda territorit Shqipërisë, me një pagë që është dyfishi i pagës mesatare që kanë punonjësit në këtë kompani. Vetëm 23 vjeç, por do duhet të verifikoni pagat e kompanisë, ka pagë të barabartë me drejtorin e përgjithshëm të kompani dhe dy drejtorët e departamenteve. I jep tenderët dhe kompania punëson një 23 vjeçar që s’ka lidhje me fushën e sigurimeve. Bëhet fjalë për një vlerë mijëra euro që djali i presidenti përfiton çdo vit nga kjo kompani që nga ana tjetër merr mijëra euro çdo vit nga institucioni i presidentit të republikës. Këtu nuk jemi për krimi e rëndë që ka kryer presidenti, do ta trajtojmë me një kallëzim të detajuar që do i dërgojmë SPAK”, tha Bardhi.
Lajmi kryesor:
PD kërkon shkarkimin e Begajt: 7 shkelje, dekretoi zgjedhjet në Tiranë e Diellën! Presidenti i punësuar në klinikë private, ia ndalon Kushtetuta (VIDEO)











