Partia Demokratike në dhjetorin e vitit ‘90 mori përsipër të realizonte idealet e atij Dhjetori. Disa nga ju në atë Dhjetor ishin akoma adoleshentë, disa jo aktivë në këtë lëvizje e ndonjëri në kahun e kundërt të kësaj lëvizjeje e, si rrjedhojë, jo të gjithë ju i keni përjetuar ato momente, idealisht, emocionalisht dhe, mbi të gjitha, shumë shpresëdhënëse. Unë me shumë shokë të mij, që kemi kontribuar në një shkallë shumë të lartë në atë lëvizje, madje dhe të rrezikuar, se nuk kishim suportin e ‘pardesyve të bardha’; ne i kemi edhe sot të gjalla ato emocione e shpresa të atyre njerëzve, të veshur keq e me këpucë që fusnin ujë, të cilët çdo ditë vërshonin nëpër sheshe, duke protestuar e shpresuar.
Protestuesit në ato momente nuk mendonin dhe gjykonin se kush është në krye të PD, por ekzaltoheshin nga sharjet që i bënin sistemit të diktaturës. Disa drejtues të PD, të cilët i kishin shërbyer Partisë së Punës dhe kishin përfituar prej saj, e shanin më shumë se ata, që kishin vuajtur nga ai sistem.
Me studentët, protestuesit e parë, u arrit që sistemi i diktaturës të rrëzohej, pra të mposhtej tirania. Në ato momente, lindi Partia Demokratike dhe mori përsipër realizimin e ëndrrave, shpresave dhe idealeve të këtij populli të shtypur, të vuajtur e të sakatuar si mos më keq. Shumica e popullit ja besoi këtë detyrë Partisë Demokratike, edhe pse nga ato zgjedhje doli përsëri një qeveri komuniste, më 31 mars. Punëtorët, studentët, pronarët dhe të përndjekurit nuk e lanë ta gëzonte pushtetin as dy muaj; e rrëzuan me greva e protesta masive dhe ja dhanë pushtetin Partise Demokratike katër vjet më shpejt, me anë të votës.
Tani, pas 24 vjetësh, shohim raportin ose më mirë bilancin, që Partia Demokratike ka të hapur me të gjithë ne, idealet që do të ishin boshti i qeverisjes demokratike të Shqipërisë sonë. A u rehabilituan dhe dëmshpërblyen të përndjekurit politikë? JO! A i morën pronat pronarët e ligjshëm? JO! A u sigurua punë dhe një jetë më e begatë për punëtorët dhe rininë? JO! Pra, me të drejtë lind pyetja: A është PD partia e këtyre aspiratave apo shpejt u kthye në një fole grerëzash apo - më keq akoma - në një klan të maskuar me një mantel demokratik dhe me premtime boshe?
Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje, duhet t’u referohemi fakteve.
Në një sistem demokratik një grupim politik humbet dhe një tjetër fiton. Në këtë rast, vëmendja mbetet te pala humbëse se si ajo e përjeton dhe e analizon humbjen.
Të dashur miq! Ju, pas zgjedhjeve të fundit, deklaruat se votuesit që votuan kundër jush u gënjyen dhe u mashtruan, madje disa figura politike tuajat i quajtën edhe kokëpalarë dhe fundërrina.
E pabesueshme që një politikan të etiketojë në këtë mënyrë ofenduese shumicën e popullit të tij. Jo, miqtë e mi, ajo shumicë votuesish, që votoi kundër jush, nuk pajtohej me veprimet e qeverisjes tuaj e sidomos të mandatit të fundit; ata shikonin aty efektet e qeverisjes tuaj, jo demagogjinë.
Në vitin 2011, 2012, 2013, sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, raportuar në Parlament, janë 9.5 miliardë lekë në vitim 2011, 11.2 miliardë lekë në vitin 2012 dhe 13.2 miliardë në vitin 2013 - të barabarta me 340 milionë dollarë - abuzime, shpërdorime dhe shpenzime, të bëra në kundërshtim me ligjet në fuqi. Këto para kanë shkuar në xhepa individësh e grupe individësh, të lidhur me njerëz me funksione publike e shtetërore. Mjaftojnë vetëm këto 340 milionë dollar, për të mbyllur një herë e mirë plagën e dëmshpërblimit të të përndjekurve.
Këto janë vetëm humbje të deklaruara zyrtarisht.
Çfarë bëtë me kromin, bakrin, HEC-et, portet dhe naftën? Bëni llogari dhe të jeni të bindur që humbjet kalojne një miliard dollarë çdo vit, ose sa një e katërta e buxhetit.
Te dashur miq!
Shkoni e hidhuni një sy arkivave të Gjeologji-Minierave dhe do të shikoni se pasuria jonë nëntokësore me naftë, gaz, bitum, krom, bakër, hekur-nikel, silikat, bokside, titan, kripë guri dhe fosfore arrin vlerën e llogaritur në atë kohë 300 miliardë dollarë. Besoj se para këtyre fakteve, sado i ftohtë të jesh, do të bëje pyetjen: pse nga gjithë kjo pasuri kombëtare shqiptarët nuk kanë përfituar asgjë? Kolegët tuaj, që kanë firmosur për këtë katrahurë ekonomike, kanë vjelur xhelepin, se ndryshe, si ka mundësi që, kur hyjnë në politikë, janë si ne të tjerët dhe, kur dalin që andej, kanë 2-3 vila, shuma të mëdha parash në banka, makina që kushtojnë deri në 90.000 euro, orë dore 7.000 euro, etj, etj.
Shqiptarët këto i shohin dhe gjykojnë, se nuk janë as budallenj, siç do t’iu pëlqente juve dhe as fundërrina, siç i quani ju.
Më falni se harrova pa përmendur Rrugën e Kombit, që na del me ca qindra milionë euro më tepër nga parashikimi.
Sistemi i drejtësisë, siç themi ne përdite - dhe të huajt, që na vëzhgojnë - është sektori më problematic, se nga aty na burojne padrejtësitë. E zotëruat tetë vjet këtë sistem drejtësie të kalbur dhe të korruptuar dhe e keni akoma ju në dorë, fatkeqësisht. Presidentin, KLD-në, Prokurorinë…
Përtej perceptimit të opinionit publik për këtë system, që nuk është i gabuar, po ju përmend një rast, që më ka ndodhur personalisht, kur një gjykatës, me të cilin kisha një çështje, që në seancë të parë, atë të prezantimit të palëve, sa u paraqita, më sugjeroi që të mos harxhoja lekë me avokatë, se e kisha të humbur çështjen, pra e kishte marrë vendimin zotëria! Kërkova ndërrimin e gjyqtarit për arsyen sa më sipër. Ky gjykatës, i cili ishte përfolur edhe për raste të tjera, përveç rastit tim, u ngrit në detyrë pas ca kohësh.
Është provuar në shumë raste, jo vetëm në dy mandatet e fundit, që të emëruarit apo të zgjedhurit nga partia apo qeveria juaj, nëse devijonin nga urdhërat e kryetarit tuaj ose vepronin kundër pëlqimit të tij, jo vetëm shkarkoheshin, por merrnin nga ai akuza dhe epitete nga më banalet. Sa herë ndiqja këto skena, më kujtohet një alegori, që qarkullonte dikur në odat e burrave. Një gungaç futet në shpellën e shejtanëve; edhe po të vdiste, le të vdiste; i ishte mërzitur jeta. Shejtanët kthehen në shpellë në mes të natës dhe hedhin një valle.
Gungaçi del nga skuta, ku ishte futur dhe fillon dhe ai të kërcejë me shejtanët. I pari i shejtanëve pyet njerin nga shejtanët: Kush është ky që po kërcen bashkë me ne? Shejtani përgjigjet: Besa, nuk di, por bukur e kërceka vallen tonë! Atëhere, hiqjani gungën, urdhëron kryeshejtani dhe ashtu u bë. Gungaçi s’kishte më gungë. Mirë po ky gungaç ja mësoi vallen e shejtanëve edhe një gungaçi tjetër, që të shkonte dhe ai të hiqte gungën. Shejtanët, si shejtanë, çdo natë e ndërronin vallen dhe doli që tjetër valle kërcenin ata, e tjeter ky, gungaçi i dytë. Kryeshejtani pyet përsëri: Po ky gungaçi, kush është? Nuk e dimë, besa, po nuk po e kërcen hiç mirë vallen tonë! Atëhere, kryeshejtani urdhëroi: Vejini edhe një gungë tjetër dhe ata e bënë gungaçin e shkretë me dy gunga.
Kështu ka ndodhur me Partinë tuan Demokratike! Le të ishe personi me më shumë cene, si në karakter dhe në personalitet; nëse kërcen mirë vallen e komandantit të partisë, ai t’i hiqte, t’i pastronte gungat, madje të paraqet dhe si hero! Ama, nëse nuk kërceje mirë vallen e tij, edhe po të ishe i aftë e me personalitet, të vinte dhe të ve njëqind gunga.
Të dashur miq!
Kërkoni mbrojtjen e administratës publike. Në parim, kjo është shumë e drejtë, por për cilën administratë e keni fjalën? Për ata nëpunës, që kanë firmosur, gatuar, përfituar nga gjithë këto shpërdorime, abuzime, vjedhje, që janë bërë? Në një shtet të vërtetë demokratik, si ai që ishit betuar se do të bënit, ju, jo vetëm që do të ishin pushuar nga puna, por një pjesë e mirë e tyre do të ishin prapa hekurave. Mjafton mbrojtja, që ju i bëni kësaj administrate, për t’ju përfshirë edhe ju (qeverinë tuaj) si urdhërues dhe bashkëpunëtorë në këtë zhvatje masive.
Në Gërdec, vetëm pak kilometra larg kryeqytetit dhe aeroportit, u grumbulluan pa kurrfarë kriteri municione për të shitur e përfituar, barut e skrap; u vranë 26 njerëz, përfshi gra e fëmijë dhe autorët e legalizimit të kësaj vatre tmerri nuk u ndëshkuan kurrë. Më 21 janar u vranë katër njerëz në mes të bulevardit, ku nuk paraqisnin asnjë rrezik. Ata që penguan hetimet e prishën provat, i kemi dhe sot në krye të partive. Protestoni sot kundër enverizmit dhe Enverit. Enver Hoxha i vetëm nuk do të arrinte kurrë të bënte atë shtypje e rrënim të popullit, në qoftë se në gjirin e këtij populli nuk do të kishte një pjesë jo të vogël, që i shërbente atij.
Enveri në fjalimet e tij citonte: Partia është e fortë, kur ka të forta themelet e saj, organizatat-bazë! Në krye të organizatës bazë të partisë vendoseshin komunistët më të devotshëm dhe më besnikë të partisë e të Enverit. Pasi partia ishte mbi të gjitha. Pse Partia jonë Demokratike në vitin 1992, kur kishte shumicën në Parlament, nuk e dënoi Partinë e Punës dhe Enver Hoxhën pas vdekjes, ashtu siç u bë me nazizmin dhe Hitlerin? Përse nuk e bëri këtë PD në vitin 1996, me një shumicë absolute në Parlament? Përse nuk u bë në dy mandatet e fundit? Por këtë nuk e bëtë dje e nuk mund ta bëni as nesër më qoftë se vini në pushtet!
Për këtë, dua t’iu kujtoj deklaratën e presidentit të asaj kohe dhe liderit tuaj absolut, i cili tha: Jemi të gjithë bashkëvuajtës dhe bashkëfajtorë. Që do të thoshte se si ata, që kishin shkaktuar vuajtje - ose më saktë torturuesit – dhe, nga ana tjetër, te vuajturit – pra të torturuarit - ishin bashkëvuajtës, pra kishin vuajtur njësoj!? Kjo deklaratë ishte një përgjigje ndaj atyre individëve dhe grupeve shoqërore, që kërkonin dënimin e Partisë së Punës dhe të Enver Hoxhës pas vdekjes.
Një tjetër problem përmbledh vrasjet e nis me vrasjen e Azem Hajdarit. Individë në kupolën drejtuese të partisë tuaj dhe kryetari i partisë tuaj, kur ishit në opozitë, keni bërë sa e sa deklarata publike se, kur të vini në pushtet, do të hapni “Çështjen Hajdari”. Tetë vjet në pushtet, nuk denjuat asnjëherë të kërkonit hapjen e kësaj çështjeje e, në anën tjetër, çdo përvjetor shkoni e vendosni një tufë me lule tek varri i tij. Sa herë ju shoh, më kujtohet thënia e tij: “Unë pesë jetë të kem, nuk vdes në dyshek; por këta, që sot nuk më duan, më sulmojnë, më denigrojnë dhe më përjashtojnë do të me vinë tek varri me një tufë lule. Sikur të kem mundësi të ngrihem nga varri e t’i pështyj këta hipokritë!”
Te dashur miq!
Drejtuesit e partisë tuaj bëjnë thirrje për t’iu bashkuar PD-së që ata të vijnë prapë në pushtet, për t’iu rikthyer favoreve të tyre dhe për t’i shpëtuar drejtësisë. Që të kthehet Partia Demokratike në idealet e Dhjetorit 1990 e të bëhet forca kryesore në politikën shqiptare, duhet që grupi, i cili është sot në krye të PD-se, të largohet nga drejtimi i saj. Partia Demokratike ka mjaft personalitete brenda saj, që mund ta ringrenë PD-në në nivelet më optimale dhe të kthejnë tek ajo idealet, që kishte në lindjen e saj. E, nëse ju do të vazhdoni të mbështesni këtë grup të inkriminuar në shpërdorime, korrupsion, madje dhe në vrasje, nuk do të jeni gjë tjetër, veçse pela e Demostenit, që i hipën kushdo për të shpëtuar kokën!
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 21 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com