PD Korçë peticion: Të anulohet
votimi për kreun e PD, farsë!

PD Korçë peticion: Të anulohet<br />votimi për kreun e PD, farsë!
130 anëtarë të degës së Partisë Demokratike të Korçës kërkuan anulimin e procedurës për zgjedhjen e kryetarit të PD-së nëpërmjet një peticioni.
 
Këta anëtarë thonë se zgjedhjet e kanë çuar opozitën në prag të asgjësimit dhe fajtor bëjnë Lulzim Bashën, i cili justifikohet për humbjen.
 
Në peticion thuhet se shqiptarët nuk i falën Bashës inkoherencën në qëndrime dhe tradhtinë e kauzës opozitare pas marrëveshjes së paqartë dhe okulte me Edi Ramën.
 
“Me qëllim shpëtimin nga pengmarrja e PD, kërkojmë: Anulimin e procedurës dhe farsës së nisur nga Zoti Basha dhe deklarimin absolutisht të pavlefshme akteve të nxjerra në kundërshtim me statutin nga kryetari dhe nen kryetarët e PD.””
 
Nga ana tjetër, burime zyrtare nga dega lokale e PD të Korcës, thonë për Report Tv se janë një grup demokratesh, të cilët kanë organizuar firmosjen e peticionit kundër procedurave të zgjedhjes se kreut të PD.
 
Burime në PD të Korçës thonë se lista me 130 emra është fiktive, pasi organizatorët kane firmosur edhe për persona të cilët nuk kanë qenë dakord të bëheshin pjesë e këtij reagimi.
 
Peticioni i demokratëve të Korcës vjen në një kohë kur kandidatët Lulzim Basha dhe Eduard Selami vijojnë fushatën.
  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull