KQZ ka rrëzuar kërkesën heqjen e mandatit të kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj. KQZ votoi me 4 vota kundër dhe 3 pro heqjes së mandatit të Kapllanajt, i cili rezulton i dënuar me dy vjet burg në Itali për vjedhje në vitin 2004. PD dhe LSI kanë bashkuar votat kundër PS, e cila kërkoi heqjen e mandatit për Kapllanajn, me pretendimin se preket nga ligji i dekriminalizimit.
Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u shoqërua me debate të forta, ku ishte ish-kreu i KQZ, Denar Biba, që kërkoi t'i hiqet mandati kryebashkiakut. Biba u përplas me kreun aktual, Klement Zguri, teksa i ka thënë se nuk bëri mbledhje për rastin e kryebashkiakut të djathtë, edhe pse sipas tij, Prokuroria ka dërguar materialin dhjetë ditë më parë. Ashtu si Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, edhe Biba kërkon t’i ndërpritet mandati Kapllanajt, por kjo është cilësuar si presion politik mbi KQZ nga ana e Zgurit.
Biba: Edhe pse ka ardhur materiali nga Prokuroria 10 dite me pare, kryetari i KQZ nuk beri mbledhje. U detyruam ne qe te therrisnim mbledhje. Më 16 tetor te ketij viti struktura e posaçme ka kthyer pergjigjen per denim dy vjet burg ne Itali.
Prokuroria ka shkuar pertej kompetences se saj, pasi ne pergjigje per Kapllanajn ka thene se kryebashkiaku eshte rehabilituar, pasi kane kaluar 10 vite nga vendosja e denimit. Duheti t’i nderpritet mandati Kapllanajt.
Zguri: Presioni nga politika ne drejtim të KQZ eshte i patolerueshëm. Ketu eshte fjala per deklaraten e Ballen, dy ore me pare. Per Kapllanajn KQZ eshte shprehur dhe ka pasur nje vëmendje te saj. Ne ate kohe, edhe tek kjo liste nuk ka pasur asnje pretendim dhe ceshtja eshte mbyllur. Deklarata Bibes eshte e pahijshme, se une nuk mblodha KQZ per Kapllanaj.
d.c./shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.1%
-
Jo
21.2%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 2689
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44