PD:Lungomarja po kthehet në ferr
për Vlorën, qytetarët dhe turistët‏

PD:Lungomarja po kthehet në ferr<br />për Vlorën, qytetarët dhe turistët‏
Sekretari për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji në një deklaratë për mediat nga qyteti i Vlorës, ka denoncuar situatën e krijua në Vlorë, nga punimet që po kryen për ndërtimin e Lungomares, ku ka thënë se, ky projekt ëhstë kthyer në ferr për Vlorën, qytetarët dhe turistët.

Salianji denoncoi zvarritjen 3-vjeçare të punimeve të projektit dhe tha se ky projekt i bërë sipas kapriços së kryeministrit ka krijuar një kosto shtesë për qytetarët, një trafik të papërballueshëm i cili u shtohet vështirësive të tjera në këtë sezon turistik.

Ka 3 vite e gjysëm që projekti i Lungomares i nisur nga kryeministri, projekti imagjinar për lungomaren e Vlorës nuk po përfundon. Të vetmet pasoja që ka sjellë ky projekt është kjo Lungomare dhe ky trafik i papërballueshëm i cili u shtohet kostos së qytetarëve të cilët vijnë të bëjnë pushimet në bregun e Vlorës dhe më tej. Bizneset e shumta dhe qytetarët kanë shprehur shqetësimin e tyre pranë Partisë Demokratike ku përveç mungesës së energjisë elektrike gjatë gjithë sezonit, përveç mungesës së ujit, u është shtuar edhe trafiku i papërballueshëm për shkak të kapriços personale të kryeministrit”, tha Salianji.

Ai u shpreh se Partia Demokratike do të ketë një projekt të ri për këtë rrugë i cili do të zgjidhë shpejt problemin e trafikut.

Partia Demokratike garanton qytetarët e Vlorës dhe gjithë Shqipërisë që vijnë për pushime në këtë zonë të bukur turistike që do të bëjë një projekt të ri. Jo një projekt për kapriçot e kryeministrit të radhës por do të jetë një projekt i konsultuar me qytetarët, një projekt që do ti shërbejë qytetit, qytetarëve shqiptarë dhe një projekt do të zgjidhë njëherë e mirë problematikën e trafikut që qytetarët e ndjejnë në mënyrë të përditshme kur vijnë me pushime në qytetin e Vlorës, në Himarë apo në gjithë bregun e jugut”, u shpreh Salianji.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'