Dega e Partisë Demokratike në qytetin e Lushnjes ka denoncuar këtë të mërkurë, emërimet politike në institucionet arsimore të këtij rrethi. Sipas kreut të PD-së Myslim Murrizi, vetëm kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, ka bërë 38 emërime politike.
Më tej Murrizi akuzoi edhe deputetin Arben Çuko për 26 mësues të emëruar si dhe Bujar Çelën për 29 mësues.
Kreu i PD-së së Lushnjes është shprehur se emërime politike në institucionet arsimore të këtij qyteti janë kryer edhe nga kryebashkiakët dhe ish-kryetarët e komunave. Murrizi u referohet disa materiale të dala nga Prokuroria e Lushnjes për periudhën dhjetor 2013-maj 2014.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com