TIRANË- Ndërsa janë kthyer nga ‘pushimet’, Partia Demokratike do të mbledhë strukturat. Ditën e nesërme në orën 18:00 do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë në selinë blu.
Në fokus të diskutimit do jetë aksioni opozitar, ndërsa PD e pret një vit i vështirë ndërsa zgjedhjet parlamentare 2025 po afrojnë. Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka u dërguar mesazh strukturave për mbledhjen.
Ndërkohë, të premten mblidhen anëtarët e Këshillit Kombëtar, ku sërish fokusi do të jetë te aksioni i PD e protestat.
Kryetari Sali Berisha, në arrest shtëpie për aferën Partizani, nuk mund të marrë pjesë fizikisht në këto mbledhje.