PD me ish-të përndjekurit: S'mund
 t’i hapin dosjet, ata që i hartuan

PD me ish-të përndjekurit: S'mund<br /> t’i hapin dosjet, ata që i hartuan
Departamenti për ish-të përndjekurit në Partinë Demokratike organizoi dje një takim të zgjeruar në Korçë me shoqata dhe grupime, ku u diskutua për pjesmarrjen në politikëbërje të përfaqësuesve dhe familjarëve të kësaj kategorie. Mbi 400 pjesmarrës në këtë takim, dolën në konkluzionin mbi domosdoshmërinë e angazhimit aktiv të ish-të përndjekurve në këto momente kritike për vendin.

pd korce

Në këtë konferencë rajonale, u bashkuan të gjithë organizatat e të përndjekurve dhe shoqatat anti-komuniste. Ish-të përndjekurit dhe familjarët e tyre të Korcës, Pogradecit, Devollit dhe Ersekës ndanë të njëjtin mendim mbi nevojën e bashkimit në prag të zgjedhjeve lokale, dhe duke marrë parasysh zhvillimet e rënda politike, të krizës së gjithanshme ekonomike, të inkriminimit të politikës dhe qeverisjes si dhe të mungesës së perspektivës për këtë shtresë të shoqërisë me qeverisjen aktuale.

pd korce

Duke u ndalur tek nevoja e lustracionit, proces i nisur nga Partia Demokratike në vitin 2009, ish-të përndjekurit u shprehën se nuk mund t’i hapin dosjet, ata që i krijuan dosjet. Partia Demokratike mbetet e vendosur në mbështetje të procesit të lustracionit, por jo me pseudo-ligje të kësaj mazhorance, por me mekanizmin e duhur që garanton transparencë të plotë e të thellë.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike u angazhuan për të thelluar aleancën dhe bashkëpunimin me ish-të përndjekurit, të cilët janë pjesë thelbësore e vlerave që ndajnë demokratët, për lirinë, demokracinë e të drejtat e njeriut. Ish-të përndjekurit dhe familjarët e tyre kanë qënë, janë dhe do të jenë edhe më shumë pjesë e aksionit dhe platformës së Partisë Demokratike.

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara