Rikthimi para zyrës së Ramës, për Sali Berishën u duk si një ‘deja vu’ e shumë protestave të kaluara. Njoftoi lançimin e një platforme parlamentaro-qytetare mbarë kombëtare por para Kryeministrisë gjeti pak më shumë se grupin e tij parlamentar, ndërsa këto pamje ekskluzive të Report Tv me dron tregojnë edhe braktisjen nga militantët.
‘Foltorja 2’ i quajti takimet me fjalime para godinës së qeverisë që i planifikon të përjavshme, me të cilat thotë se tashmë synon të rrëzojë Ramën e të shpëtojë Shqipërinë pasi ‘Foltorja 1’ i rrëzoi Lulzim Bashën dhe i dha partinë.
“Me represion dhe agresionin ndaj saj, por përsëri sot ajo mblidhet në foltoren e 2. Foltorja që s’ka më synim të shpëtojë opozitën, por ka mision të shpëtoje Shqipërinë nga regjimi i krimit”,-tha Berisha.
Zyrën e kundërshtarit Rama, i cili teksa ai protestonte ishte në takim zyrtar në Holandë, Berisha e quajti pallatin e krimit, ndërsa akuzat më të rënda i identifikoi jo vetëm ndaj kryeministrit, por i shoqëroi edhe ndaj Belinda Ballukut, dhe për të dy kërkoi dorëheqje.
“Para pallatit që ka brenda diktatorin, sulltanin dhe sulltaneshën, Edvinin dhe Lubinë, të cilët me vjedhjet, plaçkitjet e tyre kanë mbjellë skamje në këtë vend si në asnjë vend tjetër të kontinentit”,- tha Berisha.
Në fjalimin pak më shumë se 25 minutësh Berisha përsëriti akuzat refren të konferencave të përditshme në selinë e PD, farsën zgjedhore, mungesën e hapësirave për opozitën në parlament, si dhe ‘kalin e betejës’ së javëve të fundit ‘ligjin për barazinë gjinore’
“Ne jemi të betuar se atë ligj s’do ta pranojmë kurrë, se familja shqiptare do të mbetet institucioni më i shenjtë i çdo shqiptari. Kjo familje këtë komb e ka sjellë deri në ditët e sotme nga lashtësia. Këtë familje Edi Rama dhe Belinda lubia duan ta shkatërrojnë”,- tha Berisha.
Lançimin e platformës zërit të qytetarëve, në një orë e 20 minuta, e nisi me fjalimin e tij, e vijoi me fjalët e deputetëve dhe disa të rinjve të PD e PL, dhe në fund e mbylli po vete.
Pas protestës së zhvilluar ditën e sotme, Sali Berisha u ka kthyer përgjigje disa komentuesve në rrjetet sociale.
Një ndër komentuesit e parë ka qenë një qytetar që ka shprehur revoltën e tij në postimin e Berishës ku me ironi thotë: U shkri PD, qenkan mbledhur komshinjtë e pallatit të Berishës.
Ky i fundit ka zgjedhur të replikojë menjëherë, duke thënë se kjo protestë është një sukses i foltores së parë.

Protesta që Sali Berisha zhvilloi pasditen e sotme para kryeministrisë shënoi një pjesëmarrje minimale dhe të turpshme për partinë e dytë më të madhe në vend.
Ndoshta, pjesëmarrja do të dukej edhe më e ulët nëse të pranishëm nuk do të ishin një pjesë e deputetëve demokratë si Xhelal Mziu, Gjin Gjoni, Arjan Ndoja, Greta Bardeli, Bujar Leskaj, Blendi Himçi, Eno Bozdo, Ivi Kaso, Luan Baçi, Igli Cara, Gazment Bardhi, Belind Këlliçi, Agron Gjekmarkaj, Denisa Vata, Luçiana Boçi dhe Tritan Shehu.

Pasi përfundoi fjalimin e tij në protestën para Kryeministrisë, Sali Berisha, i fokusuar herë pas here nga kamerat, nxinte e steronte.
Nuk kishte faj.
Kjo është protesta më e dobët që ka zhvilluar ndonjëherë në historinë e vet Partia Demokratike.
Edhe pse protestë kombëtare, PD nuk mblodhi dot para Kryeministrisë as 300 vetë.
Pavarësisht kësaj, Gaz Bardhi u fotografua duke mos e mbajtur dot të qeshurën.

Foto nga protesta e Sali Berishës para kryeministrisë
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me protestën e PD para Kryeministrisë.
Balla ka ndarë një foto në rrjetin e tij Facebook duke treguar numrin e ulët të protestuesve në shesh, foto të cilën e ka shoqëruar edhe më një shkrim.
“Ia doli ta fundosë PD në shoqatë! Natën e mire”, shkruan Balla.
Gjatë protestës para kryeministrisë, deputetja e Partisë Demokratike, Denisa Vata, sulmoi Komisioneren për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos.
Deputetja Vata tha se janë pavend fjalës e Komisioneres Kos për përparim të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, ndërkohë një anëtarë të qeverisë dhe zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit shqiptar merren të pandehur për korrupsion nga institucionet e drejtësisë.
“Ndërkohë që ne protestojmë për korrupsion, dëgjojmë deklarata nga jashtë, si ajo e zonjës Marta Kos, e cila sot tha se Shqipëria po ecën shumë mirë në rrugëtimin e integrimit. E si mund të ecë mirë një vend ku gjysma e qeverisë është nën hetim, është në burg apo në dosje të hapura dhe pjesa tjetër po përgatitet për të njëjtin fat. Nëse vazhdon të mbrojë abuzimet, a mund ta themi këtë”,- tha Vata.
Sali Berisha sulmoi ligjin “Për barazinë gjinore” edhe gjatë protestës që zhvilloi mbrëmjen e sotme para kryeministrisë, ku pati një numër tejet të ulët mbështetësish.
“Atë ligj shqiptarët s’do ta pranojnë kurrë, shpërbëhet familja, kombi shpërbëhet, zhduket. Ne jemi të betuar se atë ligj s’do ta pranojmë kurrë, se familja shqiptare do të mbetet institucioni më i shenjtë i çdo shqiptari. Kjo familje këtë komb e ka sjellë deri në ditët e sotme nga lashtësia. Këtë familje Edi Rama dhe Belinda lubia duan ta shkatërrojnë. Të gjithë ju dhe ata të cilët nuk janë sot me ne për një arsye e për një tjetër që nuk kanë pasur mundësinë të vijnë, të ulemi me çdo shqiptar, sepse platforma parlamentare qytetare, është platformë që qytetarëve shqiptarë, demokratëve, e atyre paparti, por edhe socialistëve që e duan familjen, që e duan Shqipërinë, që e duan vendin”,- tha Berisha.
Nga foltorja para kryeministrisë, kreu i PD, Sali Berisha tha se foltorja s’ka më synim që të shpëtojë opozitën, por Shqipërinë. Ai tha se Belinda Ballukun, e marrë e pandehur nga SPAK, do ta çojnë në burg, si Erion Veliajn.
“Me represion dhe agresonin ndaj saj, por përsëri sot ajo mblidhet në foltoren e 2. Foltorja që s’ka më synim të shpëtojë opozitën, por ka mision të shpëtoje Shqipërinë nga regjimi i krimit. Ndaj edhe për të kuptuar pak misionin, hapni sytë dhe shihni si e ka rrethuar me gardistë, ushtarë, Edvin je i pashpresë, fundi yt nga ky shesh do të vijë. Ne jemi në një regjim i cili është i kalbur nga koka te këmbët, nuk pritet gjë tjetër vetëm qëndrimi ynë, beteja jonë, vendosmëria jonë për të arkivuar në histori këtë regjim që mendon se do të mbahet në këmbë me SKAP-in e partisë, që mendon se do mbahet në këmbë me dhunë, terror, blerje shitje, pazare, pro idealet janë ideale, janë më të fuqishme, janë forcë nukleare e njeirut, janë forca nukleare e shoqërisë janë forca e së cilës asgjë nuk i reziston Ju ftoj në këtë mision të vazhdojmë betejën tonë, si misonarë, ja ku jemi. Lali vjedhësin e nisëm ku e ka vendin, Lubinë e Ramën do ti nisim të Veliaj”, tha Berisha.
Berisha drejtuar qytetarëve ka folur gjithashtu dhe për mjekimet e pacientëve në Spitalin e Onkologjikut. Berisha akuzon Ramën e ka përdorur paratë e pacientëve të sëmurë me kancer për të bërë udhëtime të shtrenjta me avion privat e për mallra luksi.
“Zgjedhja ishte të votohej në përmbysje të Kushtetutës se ajo nuk mund të bënte interpelancë. Dy ditë më vonë, Rama me cinizmin më ekstrem, që do t’ia kishte lakmi çdo njeri pa shpirt dhe cdo diktator u thotë shqiptarëve se të sëmurët me kancer mbetën pa mjekime se ata ishin shumë dhe ne nuk kishim para. A krim më të shëmtuar se ky?
Sigurisht që para kishte, por jo aq sa kërkoni ata. Ju garantoj unë dhe 10 herë më shumë. Mungesa e atyre ilaçeve përben krim. Paratë i përdori Rama për ti depozituar në bankat ofshore. Paratë i rrëmben për ti transportuar me aeroplanin e tij, i përdor për të udhëtuar me avion taxi 22 milionë euro, për kopshtin e Edenit për të kënaqur sytë e tij. Paratë i përdor për të blerë vetura super luksoze, shishe vere 34 mijë euro. Për të sëmurët nuk mbeten para, por dënimi i asaj sëmundje.
Iu drejtua këtyre të sëmurëve duke i thënë se pa pasur një ekeperiencë të hidhur personale. Ajo eksperienca personale që ka ai, ka marrë cdo mjekim që ekziston mbi tokë, ndërsa ata të njerkës, qytetarët e thjeshtë i le në spital pa ilaçe, dhe ne pafytyrësi të thuash që ke eksperiencë personale. Ndaj dhe e mbyll parlamentin sepse do që këto mos ti thuhen në sy, mos tia marrin vesh qytetarët. Nëse kishe eksperiencë personale ,ajo duhet të ishte detyrim shumë më i madh për t ëbrë për secilin fëmijë dhe të rritur, burrë dhe grua, i agresuar nga ajo sëmundje, të ketë të njëjtat ilaçe”, tha Berisha.
Kreu i PD Sali Berisha, nga protesta u ndal tek seancat që janë bërë në parlament. Ai tha se opozita nga 10 seanca u lejua që të flas vetëm në një prej tyre.
Berisha theksoi se mazhoranca hodhi poshtë edhe kërkesat që ishin paraqitur nga opozita.
‘Skandalet më të mëdha të qeverisë që nga vjedhja nga Balluku, lubia e vjedhjes në tunelin e Llogarasë, e 140 mln eurove në Aeroportin e Vlorës, vjedhja në porte, rrugë dhe në vepra të tjera. Këto faktojnë se kjo ngrehinë e kalbur po shkatërrohet dhe po shkërmoqet dhe nuk pret asgjë tjetër veçse vrullin tonë. Por ajo që kulmoi në qëndrimet e narkoshtetit ishte mbyllja e parlamentit. Edi Rama dhe banda e tij të dalë nga grabitja e votës dhe nga paratë e drogës, nga aferat më të mëdha korruptive, patën frikë dhe tmerr nga fjala e deputetëve të opozitës në parlament dhe ata zgjodhën bllokimin dhe errësirën.
Në 10 seanca parlamentare si kurrë në histori opozita u lejua që të debatojë vetëm në një seancë. Në 10 seanca qeveria e përbërë nga individë të lidhur me krimin, nga lubira dhe të tjera u votua për 28 minuta për të treguar se ajo ka frikë dhe tmerr nga ju. Në 10 seanca u hodh poshtë kërkesa për komisionin e zgjedhjeve të cilat janë faktuar si farsë elektorale tashmë’, tha Sali Berisha.
Ndërsa erdhi 20 minuta në protestë, Sali Berisha duket se zhgenjëeu me fjalimin e sforcuar dhe përsëritës edhe ata pak mbështetës që i janë bashkuar të së ashtuquajturës foltore para kryeministrisë.
Kryedemokrati u prit me një atmosferë të vakët, pa ovacione dhe as reagime gjatë fjalimit.
“Liria është si një lumë, i cili në asnjë lloj përpjekjeje nuk mund ta ndalosh, nuk mund ta përtash. Po guxove ta bllokosh, ajo do të çajë një kanal, ikurisht, kjo është platforma parlamentaro-qytetare, që ne inaugurojmë sot. Para pallatit të krimit, para pallatit të krimit historik ndaj shtetit shqiptar, zëvendësimit të tij me narkoshtetin. Para pallatit të krimit njerëzor ndaj shqiptarëve, që me vendimet e tij përzuri nga Shqipëria, në vitet e qeverisjes së tij, më shumë se çdo pushtues i egër në tërë historinë kombëtare. Para pallatit që me krim monstruoz ndaj shqiptarëve, i zvogëloi ata dhe i riktheu 10 vite mbrapa. Para pallatit që brenda diktratoron, durskllatin dhe sulltaneshën, Edvinin dhe Belindën të cilët me vjedhjet e tyre, kanë mbjellë skamje në këtë vend, si në asnjë vend tjetër të kontinentit. Përpjekjet e opozitës për zgjedhjet dhe rotacion të pushtetit, u përballën me tonelatat e eurove të drogës, u përballën me ushtrinë terroriste të patronazhistëve, terroristët e votës..”,- tha Berisha.
Nga pamjet me dron të transmetuara nga Report Tv, pjesëmarrja e qytetarëve në protestën e opozitës shihet e ulët. Të paktë janë ata qytetarë të cilët kanë dalë në shesh për të dëgjuar fjalimin e kreut të Partisë Demokratike dhe deputetëve opozitarë.
PD ka vendosur një foltore përpara kryeministrisë një foltore duke u përpjekur për të imituar një parlament të dytë. Ky organizim prashikohet të vijojë 1 ditë në javë.
Sali Berisha ka dalë nga banesa e tij për t’iu bashkua protestës para Kryeministrisë. Berisha shoqërohet nga një grup qytetarësh, ndryshe nga herët e tjera që shoqërohej nga figurat më të larta brenda PD.
Partia Demokratike po zhvillon pasditen e sotme një protestë para Kryeministrisë, një protestë e thirrur pas marrjes së pandehur të zv.kryeministres Belinda Balluku.
Për avokatin Spartak Ngjela, Sali Berisha po organizon protestë për të shpëtuar nga akuza që rëndon ndaj tij. I ftuar në emisionin Studio Live në Report Tv, ai tha se Berisha nuk mund të vijë në pushtet me protesta.
‘Me protesta nuk vjen në pushtet duhen vota. Kanë vota këta? Sondazhet u dalin keq, nuk kanë forcë, s’kanë lider. A mund të vijë në pushtet një që është non grata në Amerikë. Ai le të qëndrojë në PD po i bënë dëm kësaj partie. Berisha nuk rri për pushtet por do të shpëtojë nga akuza që ka. Në gjyq do të shkojë, SPAK se drejtojmë ne por aleatët. Loja që po bëhet është përpjekje e Saluiut për të shpëtuar nga diçka’, tha ai.
SPAK ka caktuar të mërkurën ditën kur ish-kryeministri duhet të paraqitet përballë prokurorit Alfred Shehu për tu marrë në pyetje si person që ka dijeni për 21 janarin. Për avokatin, paraqitja e Berishës në SPAK është e domosdoshme.
‘Paraqitjen e ka të domosdoshme sepse ligji e urdhëron prokurorin që ta marrë me forcë sepse nëse se marrin me forcë, prokuroria shkel ligjin dhe kam përshtypjen që do të shkojë në një formë ose në një tjetër. Këta e thërrasin që të japin akuzën e dytë për 21 janarin, janë vrarë 4 persona.
Kanë ardhur filmimet e 21 janarit që është filmuar Saliu me armë në dorë tek zyra e tij dhe ja kanë hequr nga dora siç ma kanë thënë kur të dalin ato do të shohim nëse janë të vërteta ose jo. Kjo e rëndon Saliun. Këto filmime kanë ardhur nga SHBA dhe kanë sjell regjistrimet që janë bërë në zyrën e tij. Ata e kanë parë dhe ata ma kanë thënë mua, ata më thanë që është më armë në dorë’, tha ai.
Ilir Alimehmeti tha vendimi i Sali Berishës për protesta para kryeministrisë nuk është produkt i një konsultimi të gjerë brenda Partisë Demokratike, por individual i kryedemokratit.
“Jam kurioz njëjtë si ju, nuk kam njohuri si do zhvillohet me saktësi. Thjeshtë nga informacioni që ka rrjedhur nga media”,- tha në emisionin “Studio Lve” me Ermal Qorin në Report Tv, kur u pyet se si është planifikuar të zhvillohet “foltorja”.
Ai shtoi se Partia Demokratike duhet të tregohet më inovatore në format e protestimit që zgjedh, duke theksuar se nevojitet një strategji.
“Protestat duhet të ishin bërë shumë më shpejt, shumë më energjike. Nëse themi që zgjedhjet janë para dhe jeta parlamentare e vijon në mënyrë të patrazuar, këtu ka një problem. Nuk përjashtohet ngujimi i deputetëve në parlament. Ka shumë opsione, besoj janë diskutuar në grup paralmentar dhe kryesi”,- tha ai.
Alimehmeti theksoi se Sali Berisha vazhdon të vrasë debatin e brendshëm në Partinë Demokratike, duke marrë vendime pa përfshirjen e strukturave.
“Nuk ka përfshirje të tjerë. I takon këtyre strukturave që merren vendimet, Unë jam mbështetës i demokracisë poshtë lart, jo nga lart poshtë. Ky është rasti i demokracisë nga lart poshtë”,- tha ai.
Forca të shumta të policisë kanë rrethuar godinën e kryeministrisë për shkak të protestës që opozita organizon mbrëmjen e sotme.
Sipas demokratëve, ky organizim simbolizon parlamentin ku do të marrin fjalën deputetë e qytetarë. Për çdo rast, në terren janë angazhuar forca të shumta policie me qëllim ruajtjen e rendit dhe të sigurisë si dhe për parandalimin e ndonjë incidenti.
Një simpatizant i Partisë Demokratike është filmuar duke kërcyer në bulevard teksa disa minuta na ndajnë nga nisja e protestës së opozitës.
Report Tv sjell një video teksa një person dëfrehet me muzikën në sfond.

Një foltore modeste, ky është podiumi ku demokratët do të bëjnë opozitën e tyre në kryeministri, ndryshe nga herët e tjera ku podiumet janë madhështore me ndriçime speciale logo e parulla të shumta.
Partia Demokratike ka ngritur një ‘parlament’ paralel në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ pasi sipas tyre, në Kuvend nuk kanë pasur në asnjë moment kohën e mjaftueshme për të folur.
Fjalën përveç kryedemokratit, do ta mbajnë dhe deputetë e simpatizantë.
Partia Demokratike ka thirrur sot protestë para kryeministrisë, ku pritet të ngrihet një foltore, ku qytetarë e figura politike do të mbajnë fjalime. Berisha thotë se kjo protestë ka vetëm një kërkesë, dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe zv.kryeministres Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga SPAK për tunelin e Llogarasë. Berisha tha se ky është hapi i parë për të ecur drejt një qeverie teknike.
“Sot, populli opozitar inauguron fillimin e foltores së parlamentit parlamentaro-qytetar para ndërtesës së kryeministrisë me kërkesën e prerë dhe të vetme, dorëheqjen e Edi Ramës dhe Lubi Ballukut si hapi i parë për të ecur drejt një qeverie teknike dhe zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Kjo protestë thirret në kushtet kur opozita bëri gjithçka për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm. Por qeveria bëri gjithçka për të shndërruar procesin zgjedhor në një farsë të shëmtuar zgjedhore. Duke u faktuar kështu shqiptarëve dhe botës se shpresë për ndryshimin e pushtetit me votën e lirë nuk ka për sa kohë Edi Rama të jetë kryeministër”, tha Berisha.
I pyetur nga gazetarët nëse protesta para Kryeministrisë ka lidhje me thirrjen e tij nga SPAK për 21 janarin, Berisha e mohoi, duke lënë të nënkuptuar se është thjesht një rastësi.
“Kemi të bëjmë me një konfiskim të plotë të parlamentit.Atëherë cila është zgjidhja? Parlamenti në shesh. Ta vijmë tek ajo thirrja. Nuk mund të ketë asnjë lidhje. E kam thënë, e them, absolutisht për çdo gjë, sa herë të thirrem unë do të shkoj, qoftë në gjykatë, qoftë në prokurori. Sepse ai është ligji jashtë të cilit sistemi nuk mund të funksionojë, dhe unë nuk kam refuzuar kurrë ftesën për tu paraqitur.
Në radhë të parë shtro pyetjen ti. Pse nuk u thirr Sali Berisha 12 vite pasi iku nga pushteti? Kush e pengoi. Nga viti 2013, çështja është hetuar, nga 2013 e gjer para dy javësh, pse nuk u thirr, kush e pengoi”, tha Berisha.

Policia e Tiranës ka hartuar plan masash për mbarëvajtjen e protestës që PD do të organizojë para kryeministrisë. PD ka marrë leje për protestë nga ora 18:00 deri në 20:00.
Duke nisur nga ora 14:00, nuk do të lejohen të parkohen automjetet në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe bulevardin ”Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.
Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.
Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Tiranës ka marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.
Policia e Tiranës apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.
Komente












Pse pikërisht sot? Pse gjithmonë në momente të rëndësishme për të ardhmen evropiane të vendit? Çfarë agjende ndjekin këto protesta?
PërgjigjuAgjenda antikombëtare e nevojtores 2
Bravo PD, shumë mirë e ardhmja e Shqipërisë evropiane Saliu,Jenisheri,dhe Pilinxhi këto tre koka të mëdha janë gjaku i ri PD dhe shpëtimtarët e kombit,që të tre këta luanë bënë PD-në karaputahnë,si lanë nam si lanë nishan ,që të tre me prostatë janë utakun e mbajnë pranë,Bravo more Sali "djali" si tu duk sot bulevardi,vëndi i krimit ç'të kujtoj...frikë e madhe të kaploj,taborri krejt të firoi,kashtë e koqe krejt PD-ja e lanë trimat e la gjëja veç Sali e Jenisher gjak i ri Pilinxh në derë.
PërgjigjuPo pse Rama e Balluku e kane fajin qe djalit tend i pelqen inçesti? Ti je gjysh i femijeve te lindur nga incesti i Shkelzenit me Sadijen.
PërgjigjuSi ka mundēsi qē vazhdon nē politik pelicilina Sali Bajga me duart qē i ka me xhak deri nē bryl. Çfar si ka bēr kti populli dhe ky bastard bredh i lir e pa besushme.
PërgjigjuHahaha,ra qeveria,ra Edi Rama.Me kujtohet Luli,edhe ai keshtu thoshte kur mbaronte palo mitingu.Karagjoz dhe qesharak.
PërgjigjuParia Demokratike te beje se pari protesta perpara SHQUP-it per largimin e humbesit te zgjedhjeve Salih Berisha, se Kryeministrine aty e kane, do dalim te gjithe ne miting.
PërgjigjuDo nje m..te madh qe te hash shko ne burg ti nje here pastaj shikojme per Ballukun dhe Ramen .Ti duhet te varesh ne sheshin Skenderbej o kriminel .
Përgjigju