Kreu i PD Sali Berisha nisi sot para Kryeministrisë ‘Foltoren 2’, ku u braktis nga militantët e Partisë Demokratike, pasi pjesëmarrja në protestë ishte e vogël.

Në një lidhje skype për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, juristi Kreshnik Spahiu e cilësoi këtë protestë si më të voglën në histori. Ai tha se protesta tregoi se PD ka degraduar në nivelin e shoqatave.

‘Protesta e sotme tregon se është protesta më e vogël në historinë e Shqipërisë të kësaj partie. E para flasin numrat dhe nuk është pjesë e dobësinë organizative të Berishës por provë dhe fakt i humbjes së mbështetjes ndaj PD. Berisha është përpjekur për të organizuar protestë në ditë më të vështira. Ai sot tregoi se ka arritur dhe e ka degraduar partinë në nivelin e shoqatave. Edhe shoqatat kanë bërë protesta më të mëdha se PD sot, edhe partitë e reja kanë bërë protesta më të mëdha’, tha ai.

Teksa u ndal tek partitë e reja, Spahiu deklaroi se gabimi i tyre ka qenë koalicioni që bënë me Sali Berishën në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Juristi theksoi se në zgjedhjet e ardhshme, partitë e reja nuk do të marrin asnjë bashki.

‘Unë them se partitë e reja do ta kenë të vështirë sepse dy partitë kryesore të reja si ‘Shqipëria bëhet’ dhe ‘Mundësia’, bënë një gabim sepse u futën në koalicion me Berishën, pasi kjo të sjell një goditje të rëndë. Në zgjedhjet e ardhshme partitë e reja nuk marrin dot asnjë bashki dhe PD do të jetë në kufinjt që do të marrë 3 ose 4 bashki. PD është parti e kapur dhe e marrë peng si parti’, tha ai.

Një koment juristi e pati edhe për hapjen e grupkapitullit të fundit të negociatave të Shqipërisë me BE ‘Bujqësia dhe Kohezioni’. Spahiu u tregua optimist se vendi ynë do të bëhet pjesë e Bashkimit Europian.  

'Shqipëria ka një moment historik ku për shkak të interesave gjeopolitike procesi i zgjerimit të BE është më shumë në interes të BE se në atë të Shqipërisë. Më shumë interesa ka BE dhe do ta pranojë Shqipërinë, është çështje kohë, Shqipëria ka bërë hapa para. Shqipëria është shumë pranë BE’, tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:30
Spahiu: Çdo protestë e dështuar e Berishës, forcon pushtetin e Edi Ramës

 

Juristi Kreshnik Spahiu, tha në emisionin 'Studio Live' në Report Tv, se protestat e Sali Berishës që dështojnë, forcojnë më shumë pushtetin e kryeministrit Edi Rama.

 ‘Kjo përbën një nga dështimet më të mëdha dhe i ka bërë shërbimin më të madh Ramës. Kjo i shërben konsolidimit të pushtetit të Ramës, dhe tregonë se ajo është partia më e fuqishme në Shqipëri. Mënyra më e mirë për t’i shërbyer Ramës, është që për një kauzë kaq gjigande Berisha provon që edhe sikur gjithë PS të arrestohet sërish PD nuk sjell dot rotacion politikë’, tha ai.

Spahiu theksoi se qëndrimi i Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike, pengon rotacionin politik në Shqipëri.

‘Sa më shumë ai qëndron në parti aq më shumë zgjatet qeverisja e Ramës, Berisha pengon rotacionin. Një nga motivet dhe arsyet pse mbështeti kandidatët e pavarur ishte për mos i hapur krahun kandidatëve të Arlind Qorit dhe të Argon Shehajt. Ai po bënë çdo gjë që të mbajë monopolin opozitar., Po nëse nesër Berisha nuk do të jetë më në parti, do të kemi partinë e Flamurit, të Gazit, Albanës. Këta do katandisen në 60 shoqata. Berisha thotë na vodhën votat në 11 maj. Nga 11 maj jemi fund nëntori, 6 ose 7 muaj pse nuk protestoi për vjedhjen e zgjedhjeve, ku është ai popull për kauzën e mbrojtjes së lirë, dhe kur i vjen një thirrje nga SPAK bënë këtë floktoren se kjo nuk është foltore’, tha ai.