PD, një organizatë e madhe me ish-komunistë

PD, një organizatë e madhe me ish-komunistë

Jo sot, por qysh në fillimet e saj, Partia Demokratike e Sali Berishës (dhe jo dhjetoristëve idealistë) u konceptua si një “organizatë e madhe me ish-komunistë”. Duke nisur nga kryetari i saj i pacënueshëm, nga ish-lideri dhe “udhëheqësi” saj, dhe duke zbritur në strukturat qendrore dhe në forumet e bazës, do tëtakosh dhe gjesh ish-komunist, bij ish-komunistsh me shumicë. Nuk është fjala për ata ish-komunistë të thjeshtë, që mbetën idealistë edhe kur u shkatërrua sistemi, por fjala është për ata që, ç’nuk fituan nga Enver Hoxha, nga PPSH dhe Sigurimi i Shtetit, dhe sot hiqen si “demokratë të kulluar”. Partia Demokratike në afro 3 dekada e ca, ka treguar se, “dekomunistizimin” e ka llafe pazari, demagogji, dhe fallcitet.

Sjellja e saj ndaj shtresave të persekutuara politikisht, poshtërimi që Sali Berisha dhe shpura e tij në 30 e ca vjet i bënë ish-pronarëve, pasurimi i shpejtë dhe marramandës i klaneve dhe kupolës së PD, janë fakte të pakundërshtueshme. Ajo parti kurrë nuk ka qenë ideologjikisht e djathtë, Sali Berisha parimisht nuk ka qenë kurrë i djathtë, dhe fryma e asaj force politike kurrë nuk ka qenë demokratike. Dajaku dhe dhuna ndaj Azem Hajdarit, sikterrisja që i bënë duke e quajtur deri “spiun i Sigurimit” në “RD”, apo dhe dhuna e paparë ndaj ish-të përndjekurve politikë, janë fakte që askush në Partinë Demokratike të Sali Berishës nuk i kundërshton. Ajo forcë politike, është sot organizata më e madhe mbushur me ish-komunistë, bij dhe bijat e tyre, që kanë përfituar dje, dhe janë bërë milionerë sot duke shfrytëzuar pushtetin dhe “votën e lirë”.

Sali Berisha ka qenë dhe mbetet, persekutori më real i votës së lirë. Strukturat e asaj partie nga qendra deri në bazë, e kanë detyrim motivimin nga “udhëheqësi”, fjala dhe vepra e tij. Në degët e asaj partie në rrethe, mbi 90 per qind e stafit drejtues janë bij dhe bija të ish-drejtuesve të kohës së komunizmit. Atëhere, për çfarë “dekomunistizimi” e ka fjalën Sali Berisha kur thotë “pushtetin e kanë marrë sot bij të etërve”, kur partinë e tij e ka të mbushur me “ish-kalecë” të kohës së diktaturës ? ​Partia Demokratike ka sot fizionominë e kryetarit, frymën dhe “aromën” e liderit të përjetshëm. Askush nuk guxon të kërkojë atje, largimin e ish-komunistëve, e atyre që dikur rrinin në zyrat e ish-anëtarëve të Byrosë Politike, dhe sot hiqen sikur kanë qenë “desidentë të atij pushteti”.

Në fakt, procesi i dekomunistizimit në Shqipëri, ka gjasa të vazhdojë edhe për 3 dekada të tjera, derisa nga skena politike të ikin ish-komunistët dhe ish-sekretarët e organizatave të PPSH, apo dhe pasuesit e tyre. Shqipëria në BE, nuk mund të pranohet me politikanë të indoktrinuar qysh nga koha e komunizmit, dhe që mbajnë të gjallë frymën e tyre të përjashtimit dhe shtypjes. Si një “lojtar i vjetër”, Sali Berisha ka patur dhe ka një rol të rëndësishëm, në procesin e gjatë dhe rraskapitës të dekomunistizimit të skenës politike, por edhe të lënies jashtë saj të ish-agjentëve dhe bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit. Dosjet e tyre, janë sot “shpëtimi” i Berishës për shumë arsye, ndaj dhe mban pranë shumë emra dhe figura të njohura të asaj kohe.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 01/08/2022 19:38

    Shume e sakte ajaz

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja