PD nuk rritet me pazare dhe bashkime mekanike

PD nuk rritet me pazare dhe bashkime mekanike

Selia e Partisë Demokratike

Duhet gjetur gjuha me çdo demokrat duke nisur nga unë i pari” thotë Këlliçi, ish kandidati me humbjen me të rende ne Tirane që nga zgjedhjet e 2000 me Besnik Mustafajn! Po mire, ndonjë përgjegjësi ndiejnë këta që humben me ndërgjegje?! Si mundet të gjejnë gjuhen njerëz që kane shkelur çdo parim bashkëjetese demokratike dhe që nuk përfaqësojnë asnjë vizion politik përveç shërbimit ndaj kryetarit dhe interesave okulte financiare?’

Rritja e PD vjen vetëm përmes rikthimit të besimit të votuesve dhe jo pazareve me “gjetje gjuhe” dhe “bashkimeve mekanike” që nuk çojnë askund!!!

Po shprehjet “fitorja është e sigurt” ku përfunduan?! E mira është që Rithemelimi dhe Vula të vazhdojnë rrugën e tyre duke i rënë murit me kokë çdo 2 dhe 4 vite! Sepse janë e njëjta prerje që e dinë opozitën monopol të Berishës, Bashës dhe rrethit të servileve të dobishëm!

PD nuk ka reflektuar as edhe një ditë që nga dalja në opozitë! Përkundrazi çdo herë që nis një debat i brendshëm, “udhëheqësit” kanë gati listën e “armiqve të brendshëm”, “të shiturve tek regjimi” dhe broçkulla të tjera që janë reminishenca komuniste në partinë që rrezojnë komunizmin!!! Dhe kjo histori vazhdon që nga viti 1992! Ky cikël, kjo mendësi, kjo sjellje autokratike nuk ecën më! E as bashkimet mesa duket hipokrite si ai i 2005! PD nuk ekziston dot më nën moton “shtyje ta shtyjmë”! Boll është boll! 3 breza politikanësh kanë goditur, shkatërruar e margjinalizuar. Hapësira për t’u ringritur është zero me këta personazhe butaforike që para zgjedhjeve bëjnë luanin e pas humbjeve dhelprën!

Ajo sigël, ajo parti nuk i duhet me askujt që është i djathtë! Ta mbajnë ata që e sakatuan, lodhen, përçanë e në fund e zvogëluan ne kufijtë e tragjikomedisë! Në një parti që nuk ka debat, garë dhe vote e që ka tradhtuar pronën private, anti-komunistet e shtresën e mesme nuk shkel as edhe një njeri normal! Vazhdoni rrotullohuni në vend për të kafshuar bishtin tuaj se humbjen e ardhshme do e keni akoma me turpëruese! Ju nuk përfaqësoni as të djathte e as votën gri! Ju përfaqësoni vetëm veten dhe ca tifozë që midis idhujve dhe arsyes e besimit kanë zgjedhur të parët!

Rruge të mbarë dhe suksese ne jete! Dhe mos harroni të bashkoheni me Albinin ne luftën kundër imperializmit amerikan!

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dhuratë e hidhur për Krishtlindje? Armando Broja mund të shkarkojë Guardiolën! Liverpool e Chelsea luajnë për 'Boxing Day'

Dhuratë e hidhur për Krishtlindje? Armando Broja mund të shkarkojë Guardiolën! Liverpool e Chelsea luajnë për 'Boxing Day'