Partia Socialiste propozon që Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale të ketë 18 anëtarë në fazën e dytë të punës. Sipas projektvendimit, 9 anëtarë do të jenë nga PS dhe 5 nga PD, e cila e ka bojkotuar komisionin që në nisje. Aleanca për Ndryshim dhe Partia e Lirisë do të kenë nga një përfaqësues, ndërsa dy vendet e tjera do t’i takojnë nga një partisë Mundësia të Agron Shehajt dhe Partisë Socialdemokrate (PSD).

Në projektvendimin e PS-së, që pritet të miratohet në seancën plenare të 18 nëntorit, thuhet:

“Komisioni i Posaçëm përbëhet nga 18 anëtarë, nga të cilët 9 janë përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, 5 përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, 1 përfaqësues i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim, 1 përfaqësues i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, si dhe 2 përfaqësues nga partitë politike që kanë fituar të paktën dy mandate në zgjedhjet parlamentare të 11 majit të vitit 2025.”

Lajm në përditësim…