PD: Pallatet në Thumanë ku humbën jetën 24 qytetarë u dëmtuan që në 21 Shtator, a u verifikuan?

PD: Pallatet në Thumanë ku humbën jetën 24 qytetarë u dëmtuan që në 21 Shtator, a u verifikuan?

TIRANE-Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi shprehet se pallatet në Thumanë, ku humbën jetën 24 qytetarë, u dëmtuan rëndë që në 21 Shtator dhe akuzon qeverinë se nuk mori asnjë masë për t’u ardhur në ndihmë njerëzve dhe parandaluar tragjedinë e 26 nëntorit. Ai ngre pesë pyetje për kryeministrin, thelbi i të cilave është nëse janë verifikuar pallatet pas tërmetit të 21 shtatorit, a janë lajmëruar banorët dhe masat që janë marrë?

 Deklarata e plotë e Gazment Bardhit
5 pyetje për Edi Ramën 

Pallatet në Thumanë, ku humbën jetën 24 qytetarë, u dëmtuan rëndë që në 21 Shtator. Banorët tregojnë se për gati 1 muaj kanë jetuar në çadra, për shkak se banesat e tyre dukeshin të pasigurta.

Është fakt se Qeveria nuk mori asnjë masë konkrete pas tërmetit të 21 Shtatorit për t’u ardhur në ndihmë njerëzve me banesa të dëmtuara, ku 24 banorë humbën jetën më 26 Nëntor.

Sot, është dita të zbardhen dhe te sqarohen një herë e mirë para gjithë shqiptarëve këto 5 pikëpyetje:

1. A u verifikuan pallatet në Thumanë pas tërmetit të 21 Shtatorit?

2. Kush janë ekspertët që u angazhuan dhe çfarë vlerësimi bënë ata?

3. A u lajmëruan banorët për gjetjet e ekspertimit?

4. Nëse godinat ishin vlerësuar si të rrezikshme, çfarë masash u morën për strehimin e banorëve?

5. Kush lejoi futjen e banorëve në pallatet e shembura në 26 Nëntor?

Qeveria ka detyrimin të sqarojë pa vonesë opinionin publik, ndërsa prokuroria ka përgjegjësinë ligjore të hetojë për të nxjerrë përgjegjësit për humbjen e jetëve të 24 qytetarëve në dy pallatet e dëmtuara në Thumanë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 05/12/2019 11:01

    Bardhi njeri ordiner flliqesire..bardhi zhduku nga politika se ti je thjesht injorant..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Media: Izraeli voton nesër armëpushimin në Liban

Media: Izraeli voton nesër armëpushimin në Liban