PD përdori fëmijë për 'mosbindjen civile!' Me maska e kapuç i hodhi në aksion për të shkatërruar gjithçka në rrugë (Video të reja)

Tirane- Partia Demokratike edhe protestën e mbrëmshme përdori të rinj, me fytyrë të mbuluar për të kryer aktet e asaj që e quan ‘mosbindje civile’

Misionin për hedhjen e molotovëve drejt kryeministrisë Partisë Socialiste, ministrisë së breshme, asaj të infrastrukturës ia kishin lënë adoleshëntëve.

Ky ishte detaj që ra në sy nga protesta e opozitës mbrëmjen e 7 Tetorit. Prania e shumë adoleshentëve, shumica e të cilëve ishin të mitur, dukshëm nën 18 vjeç apo nxënës shkollash.

Duket se drejtuesit e protestës kishin përdorur edhe “skuadër fëmijësh” si guerrilsa për të shkatërruar dhe djegur çdo gjë anash rrugës, banderola, stacione autobusi, xhamat e reklama, kosha mbeturinash dhe më shumë.

Në kokë mbajnë kapuçë sportivë, apo bluza të zeza për ta bërë të vështirë identifikin por duket që janë të moshës së mitur. Ata shkatërrojnë reklamat anës rrugës me shkelma e sende të forta.

E konfirmon dhe policia sot. Për aktet e dhunës, Policia e Tiranës njoftoi sot se janë 3 të mitur në hetim. Njëri në kërkim ndërsa 2 të tjerë po procedohen në gjëndje të lirë. 

Policia ka arrestuar një protestues, Xh. Rr., 57 vjeç, ndaj të cilit rëndojnë akuzat "Goditjet për shkak të detyrës" dhe "Shkatërrimi i pronës me zjarr". Ndërkohë, 3 protestues janë vënë në hetim, dy prej tyre të mitur të moshave 16 dhe 17 vjeç. Ndaj tyre rëndojnë 3 vepra penale "Prishja e rendit dhe qetësisë publike", "Shkatërrimi i pronës" dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • SHQIPTARI: 08/10/2024 12:42

    A MUNDET QË TË ZBATOHET LIGJI PËR TERORIZËM PËR KËTË LLOJ PROTESTE DHE PËRDORIMI TËPERSONAVE NË 18 VJEÇ?KËTO METODA JAN TË NJOHURA DHE PËR AUTOR KANË NJLRZIT E P.D.SH. NËN DREJTIMIN E S.B. QË NGA VITI 1997 KUR U SULMUAN REP.USHT.KAM DHE NJË PROPOZIM A MUNDET QË INSTITUCIONI I ISH.SHTËPIS QËNDRORE TË USHTRIS TI RIKËTHEHET USHRRIS SHQIPTARE DHE ISH USHTARAKËVE TË KENË KU TË BËJNË NJË TAKIM DHE TË PIJNË QOFTË DHE NJË KAFE. P.D.SH. NUK E POLLI ATË AMBIENT POR E OZURPOJ NË MËNYRË TË KUNDDA LIGJSHE. NE JEMI UNIKAL NË MASKARALLËQET E KRIMET QË BËJMË DHE SIDOMOS S.B. ME ÇFARË I KA BËRË KËTIJ VËNDI DHE USHTRIS.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Dokumentet / Basha emëroi Flamur Nokën te Enti i Banesave, Muli mori shtëpi për vete si i pastrehë, për vëllezërit, motrën dhe kunatën

Dokumentet / Basha emëroi Flamur Nokën te Enti i Banesave, Muli mori shtëpi për vete si i pastrehë, për vëllezërit, motrën dhe kunatën