PD: Policia Kufitare e Dhërmiut 
në shërbim të Habilajve dhe Tahirit

Partia Demokratike publikoi këtë të dielë, disa foto të kreut të Policisë Kufitare të Dhërmiut, me Moisi Habilajn, njeriun që po bashkëpunon sipas PD-së me Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, për të transportuar drogën nga Vlora drejt Italisë.

Sipas kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj, këto foto dëshmojnë se Policia e Shtetit nuk ka prioritet hetimin e trafikut të drogës, pasi është vënë në shërbim të narkotrafikantëve.

foto habilajt
( Në foto kreu i Policisë Kufitare të Dhërmiut, Sokol Bode dhe Mosi Habilaj)

“Kushërinjtë e Saimir Tahirit, Habilajt që hetoheshin për trafik droge, dhe që policia i njeh mirë për aktivitetin e tyre në Vlorë e më gjerë, po vazhdojnë të forcojnë lidhjet me pikat kyçe të kalimit të narkotikëve. Kemi këtu, Moisi Habilajn, kushëriri i preferuar i Tahirit, në një lidhje të ngushtë bashkëpunimi me kreun e policisë kufitare në Dhërmi.Pikërisht në Dhërmi, aty ku sipas dëshmisë së oficerit të lartë të antidrogës Zagani, banda e drogës magazinon mallin dhe e bën gati për ta nisur në Itali.Por siç dëshmojnë këto foto, kreu i policisë kufitare në Dhërmi, Sokol Bode, nuk ka prioritet hetimin e trafikut të drogës sepse në fakt është vënë në shërbim të tyre.Ja tek festojnë sëbashku kreu i kufirit të Dhërmiut me Habilajt, arritjet në biznesin kriminal. Dolli pa fund për drogën dhe për shefin e madh në Tiranë”, tha Alibeaj.

sistemi tims

Sipas PD-së është provuar publikisht tanimë se makina e Tahirit, është në dispozicion të Habilajve kur ata kanë punë me drogën, e më pas në dispozicion të Saimirit kur ai shkon me pushime.

Sërish PD kërkoi largimin e Tahirit për t’i hapur rrugën drejtësisë.

keshrinjte habilaj

Deklaratë e kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj

Kushërinjtë e Saimir Tahirit, Habilajt që hetoheshin për trafik droge, dhe që policia i njeh mirë për aktivitetin e tyre në Vlorë e më gjerë, po vazhdojnë të forcojnë lidhjet me pikat kyçe të kalimit të narkotikëve. Kemi këtu, Moisi Habilajn, kushëriri i preferuar i Tahirit, në një lidhje të ngushtë bashkëpunimi me kreun e policisë kufitare në Dhërmi.
Pikërisht në Dhërmi, aty ku sipas dëshmisë së oficerit të lartë të antidrogës Zagani, banda e drogës magazinon mallin dhe e bën gati për ta nisur në Itali.
Por siç dëshmojnë këto foto, kreu i policisë kufitare në Dhërmi, Sokol Bode, nuk ka prioritet hetimin e trafikut të drogës sepse në fakt është vënë në shërbim të tyre.
Ja tek festojnë sëbashku kreu i kufirit të Dhërmiut me Habilajt, arritjet në biznesin kriminal. Dolli pa fund për drogën dhe për shefin e madh në Tiranë.
Oficeri Bode e ka marrë mesazhin. Ai nuk mund të hetojë kushëririn trafikant të ministrit të brendshëm.

Nuk mund të prekë Habilajt që ndajnë makinën me Saimir Tahirin.

Eshtë provuar publikisht tanimë, dhe e ka pohuar vetë me gojë Tahiri, se makina e tij që shërben si mbrojtje, si garanci e imunitet, është në dispozicion të habilajve kur ata kanë punë me drogën, e më pas në dispozicion të Saimirit kur ai shkon me pushime. Kjo aferë kriminale, ky skandal i padëgjuar më parë, tashmë është ndërkombëtarizuar. Mediat italiane kanë pasqyruar akuzat tronditëse që rëndojnë ndaj narkoministrit të brendshem shqiptar.

Prokurorët italianë të anti-mafias janë vënë në alarm për volumin e madh të drogës që po kalon nga Shqipëria drejt vendi fqinj. Por narko-ministri, zoti AA003GB, bën krenar Edi Ramën me gjithë këto bëma. Prej 33 ditësh ai është ministri i brendshëm më i diskredituar në faqen e rruzullit, njeriu që favorizon bandat e drogës, nxit krimin dhe imkriminon policinë.

Çdo ditë në detyrë e narko-ministrit është një ditë më shumë në kalendarin e krimit dhe drogës.

Vetëm largimi i tij i menjëhershëm i hap rrugë drejtësisë dhe heq njollën e turpit, korrupsionit e inkriminimit, me të cilën narkoministri ka ndotur punën, përpjekjet dhe sakrificat e mijëra efektivëve të policisë së shtetit.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet