PD, prezantohen konkluzionet e Komisionit të Venecias

Pyetje: Mesa kuptojmë, do të thotë që Komisioni i Venecias nuk ia ka mbyllur derën si opsion dy të tretave apo të një shumice mbi tre të pestët që zotëron aktualisht maxhoranca? Dhe çfarë do të thotë një pjesëmarrje substanciale e opozitës?

Enkelejd Alibeaj: Konstatimi juaj është i drejtë. Komisioni i Venecias ka thënë këtë gjë. Nuk funksionon një shumicë prej tre të pestash. Për arsyen e thjeshtë se nuk garanton një pjesëmarrje substanciale të opozitës dhe nuk ëhstë ky qëllimi në vetvete. Qëllimi në vetvete është që propozimet të cilat vijnë për tu investuar në funksione më të larta gjyqsore do të duhet që së pari të gëzojnë mbështetjen e gjërë politike në Parlament. Është koncepti i legjitimitetit demokratik. Së dyti, ka lënë të lirë e të hapur në mënyrë shumë elegante si njërën prej alternativave pikërisht shumicën prej dy të tretave. Në fakt edhe në rekomandimet tona kjo nuk është e vetmja mundësi që të garantojë konceptin e legjitimitetit demokratik.

E thënë në mënyrë të përgjithshme është togfjalëshi “pjesëmarrje substanciale e opozitës”. Ka 1001 mjete dhe instrumente të cilat që mund ta përmbushin këtë lloj shprehje dhe mund tu jap një rast aktual se si aplikohet sot në Republikën e Shqipërisë një mekanizëm i pjesëmarrjes substacione të opozitës i cili garanton edhe besimin që në momentin e parë të emërimit të anëtarëve në isntitucione të tilla. Është rasti i KQZ-së. Çdokush e ka paraysh mekanizmin që nga përzgjedhja, filtrimi që bëhet në disa rande bashkëpunimi vijues të dy palëve, dhe krijon pjesëmarrjen substanciale e opozitës. Komisioni i Venecias në dokumentacionin e vetë ka shumë mundësi, alternativa dhe instrumenta të tilla që e garantojnë. Mënyrës se si do të përgjidhet ky instrument i duhuri dhe i përshtatshmi edhe sipas shtratit politik të historisë politike të këtij vendi ia ka lënë legjislatorit. 

Pyetje: Nuk jam në gjentje të them nëse ekspertët e Partisë Demokratike cituan apo jo raportin e Komisionit të Venecias por nga ajo që u tha këtu duket sikur do të bëhet një draft i ri nga fillimi i amendamenteve kushtetuese. Është e vërtetë kjo përshtypje? Do të behet nga fillimi? Sepse duket sikur po përmbyset reformat e prezantuar deri tani…

Eduard Halimi: Çdo citim i bërë sot nga eskpertët është i bazuar në 138 paragrafet e raportit të Komisionit të Venecias. Qoftë drajti i paraqitur nga maxhoranca, qoftë drafti që ka paraqitur opozita do të rishikohet. Do të ketë ndryshime thelbësore, tha ambasadori Donald lu para disa ditësh. Do të ketë ndryshime thelbësore që do të vijnë nga propozimet e bëra nga eskpertët e opozitës. Do të vijnë nga rekomandimet e dhëna nga raporti i Komisionit të Venecias si dhe në mënyrë të padiskutueshme dhe nga gjetjet që kanë dalë nga tryezat e rrumbullakta të zhvilluara me gjyqtarë dhe prokurororët. Për hir të së vërtetës, rishikimi i draftti ka filluar të paktën prej mbi 1 muaj. Në ambasadën e SHBA-ve, eskpertët e PD, edhe ata të EURALIUS dhe OBDAT, kanë filluar rishikimin e draftit për ta përshtatur atë me standard më të mira dhe me propozime të ardhura nga ekspertët e opozitës deri dje dhe me rekomandimet që vijnë nga Venecia. E rëndësishme është këshilla dhe rekomandimi i dhënë nga Presidenti i Komisionit të Venecias i cili rekomandon autoriteteve shqiptare që të ndjekin të njëjtin proces si ai për dekriminalizimin për hartimin e draftit final që do ti paraqitet Komisionit të Venecias. Kjo është shumë e rendësishme dhe po ashtu dialogu mes partive në këtë proces të jetë dialog i sinqertë. Sepse vetëm një dialog i sinqertë të çon drejt një produkti të sukseshmëm. Hipokrizia nuk të çon aty.

Enkelejd Alibeaj: Buchikio në Komisionin e Venecias  tha se kjo kjo është një pikënisje e mirë e një histori të gjatë. Ne themi këtë gjë që dy janë pikat kryesore të një procesi të hartimit të të politikave por edhe të draftimit të projektamendameteve kushtetuese. E para, qartësimi i qëllimit se ku duhet të rrijmë dhe së dyti mjeti. Mund tu pohoj që ne biem dakord të gjithë që qëllimi i projektamendamenteve kushtetuese ëhstë i pranuar nga ana jonë dhe këtu nuk ka pikënisje. Kemi arritur në fund. Reforma duhet bërë dhe të jetë radikale. Perimetri i ndryshimeve kushtetuese është i tillë që përmbush të gjitha sensibilitetet për të bërë reformë. Atje ku kemi dallime është tek mjetet. Zgjidhjet që do të duhet të përmbajë. Kjo është çështja për të cilën ia vlen të rishikohet me seriozitet e urtësi edhe njëherë.
Pyetje: Ka zëra që ju jenu përjashtuar po vetëpërjashtuar nga procesi i diskutimeve dhe tryezave, jo vetëm nga maxhoranca por edhe nga ambasadat. Sa e vërtetë është kjo?
Eduard Halimi: Është spekulim. Sigurisht që nuk ka asnjë të vërtetë. Kemi një bashkëpunim dhe komunikim të përjavshëm me dy ambasadorët të cilët asistojnë reformën në drejtësi. Por jo vetëm me ata por edhe me ata të OSBE dhe Holandës, por në veçanti me ambasadën e SHBA. Është një proces i cili duhet të vijojë duke garantuar një dialog i sinqertë mes palëve dhe duke hequr ato komponentë nga drafti të cilat Komisioni i Venecias i cilëson si problem të kapjes së sistemit të drejtësisë.
Pyetje: Z Halimi, sa të besueshëm jeni ju si politikanë në këtë process në një kohë kur edhe shumë dosje të politikanëve janë në proces në institucionet e drejtësisë dhe ka munguar ndërshkueshmëria?
Eduard Halimi: Ndaj edhe opozita është kaq shumë e interesuar për një reformë në sistemin e drejtësisë, e cila duhet të garantojë dhe pavarësinë e institucioneve të drejtësisë. Kapja e sistemit të drejtësisë, vënia nën sqetull të sistemit, qoftë ku kryeministër është Edi Rama dhe qoftë kur kryeministër të jetë Lulzim Basha, nuk e bën më të mirë sistemin e drejtësisë. E bën më të keq. Ju e keni parë. Çfarë ndodh kur 5 deputetë që jo rastësisht të gjithë këta i përkasin Partisë Socialiste marrin fonde publike, marrin kontrata, marri para nga buxheti dhe kryeministri i ka mbajtur në sqetull dhe ka refuzuar tia dërgojë Gjykatës Kushtetuese. Është e vërtetë dhe e keni parë se si të 5 deputetët janë kapur në flagrancë duke marrë nën emrin e vetë, e djalit, nipit, motrës etj para dhe kontrata publike me kostumin e deputetit dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë ata janë fshehur nga kryeministri. Nuk i janë çuar drejtësisë. Ashtu siç e keni parë që edhe në Gjykatën e Lartë ku agresorët nxirren të pafajshëm. Dy agresorë që ishin dy deputetë që ishin të PS dhe të Edi Ramës. Ata dolën të pafajshëm ndërsa deputetët e opozitës u dënuan si sekretari i Përgjithshëm dhe Nënkryetari i Partisë Demokratike sepse kishte “fyer” kryeministrin. Po ashtu është e rëndësishme depolitizimi i sistemit të drejtësisë dhe gjykatave dhe e keni parë në rastin e një deputeti tjetër edhe ky i Edi Ramës, që agresori shkoi në shtëpi dhe viktima Calët në rastin e Lezhës ngelën në burg. Ndaj është e rëndësishme reforma në drejtësi. Dhe për këtë arsye opozita është e angazhuar tërësisht në këtë reform dhe e kemi treguar qartë dhe kemi punuar me eskpertët në muajt gusht dhe shtator duke paraqitur 300 rekomandime konkrete.  Kjo tregon impakon konkret dhe vullnetin tërësisht të sisnqertë në opozitës në këtë process duke hedhur çdo spekulim që bëhët nga Partia Socialiste. Nuk bëjmë ne si bente PS 4 vite rresh duke u fshehur pas Ndrekos të Fierit që kur u thoshim hajdeni ulemi të bëjëm ligje ata spranonin të uleshin fale palë të paraqesnin alternative dhe amendamente. Ajo ishte hipokrizi dhe kjo e jona është sinqeritet me impakt konkret. 

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Mos dëgjoni Sudet dhe Rrapushët', Rama në Bulqizë: Rruga është drejt BE-së në 2030! Do i lëmë një horizont atyre që do marrin stafetën