Koronavirusi/ PD: Qeveria të shtojë fondet për tampone dhe kite! Në 24 orët e fundit janë testuar vetëm 27 persona

Koronavirusi/ PD: Qeveria të shtojë fondet për tampone dhe kite! Në 24 orët e fundit janë testuar vetëm 27 persona

Partia Demokratike i bën thirrje qeverisë së kryeministrit Edi Rama që të sqarojë situatën mbi koronavirusin dhe të shtojë fonde për tampone dhe kite për të shtuar numrin e testeve të personave të dyshuar si bartës të këij virusi. PD thotë se deri më tani janë testuar një numër i vogël personash të përzgjedhur, ndërkohë që po neglizhohen shumë raste të tjera.

“A ka mungese mjetesh per diagnostikimin e te dyshuarve me koronavirus? Dr. Mirela Tabaku ben analizen e situates: Kryeministri te sqaroje urgjentisht situaten dhe te shtoje fondet per tampone, per kite te berjes se testeve dhe per setet mbrojtese per stafet mjekesore.

Sipas njoftimit zyrtar te Ministrise se Shendetesise, ne 24 oret e fundit jane testuar vetem 27 persona te dyshuar nderkohe qe vetem me kodin "korona" kane qene 4468.

Numri i personave qe paraqesin ankesa rritet, numri i te testuarve pakesohet. Çfare po ndodh Mungojne tamponet, mungojne kitet per t’i analizuar me pas mostrat qe merren?

Qendrimi qe po mbahet ndaj personave qe paraqesin ankesa po arrin kufjte e jonjerezores.

Merren mostra nga nje numer shume i kufizuar i personave sipas disa kritereve te percaktuara, kur zyrtarisht po deklarohen raste pozitive qe madje nuk i permbushin keto kritere. “Numri i personave te infektuar- thote kryeministri- do te rritet shume”, por çfare po behet per t’i diagnostikuar ata?

Bazuar nga praktikat me te mira te vendeve qe po e kalojne kete epidemi, ne besojme se në këtë situatë duhet të vlerësohen seriozisht të gjithë njerëzit që kanë simptoma të prekjes se rrugeve te frymemarrjes.

Duhet nxituar, mosveprimi do të ishte një gabim me pasoja te renda.

Presidenti i Venetos ne Itali, Luca Zaia njoftoi : "Do të marrin mostra me tampone madje njerzve qe kalojne në rrugë", ndersa ne mbetemi me parimin e kryeministrit “kush i shpetoi, shpetoi”.

Ai duhet qe nga zyra e tij e punes te sqaroje urgjentisht situaten, te shtoje fondet per tampone, fondet per kite te berjes se testeve, fondet per gjithe setet mbrojtese per stafet mjekesore. Fakti qe vetem ne 4 rastet e fundit, 2 jane personel shendetesor, tregon mungesen e marrjes se masave qe ne kemi kerkuar me kohe.

Duhet bere gjithshka dhe sebashku! Duhet bere çdo gje sa me pare dhe sa me efikase.

Heronjte tane te sotem nuk duhen lene te luftojne vetem me shpirtrat, trupat e mendjet e tyre”, deklaron PD.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vali: 17/03/2020 03:39

    Keta plehrat e PD jane me te qelbet se korona,,,ishallah i hyn ky virus ne kete parti krininelesh dhe hajdutesh pa harruar LSI....

    Përgjigju
  • Iris: 16/03/2020 05:58

    Kam nje koment per <Nuriun> :Ketu nuk dua te komentoj per propozimet e P.D ,as per gjendjen e spitaleve me pare,pasi jam larguar 20 vjet me pare,por mund te them se ne spitalin e St.Vinsentit ne Worcester.MA ka Brenda ne katin e pare fast-food ,dyqane per veshje mjekesore,dhe dyqan dhuratash ,lulesh,etj,si dhe ne mos gaboj nje salon kozmetike-floketore ,si dhe kafene.Mund ta verifikosh po te duash .Ai eshte nje nga 100 spitalet me te mira ne U.S.A.Keshtu qe jam O.K.me qoftet n.q.s jane me leje nga ministria dhe zbatojne rregullat higjeno-sanitare.

    Përgjigju
  • Te gjithve mese e Drejte mesa keni shkruajtur ..: 15/03/2020 22:03

    Keta kriminele te paftyte qe ne dy Germa te Analfabetit . PD .. vrane vodhen kete Popull te raskapitur deri ne palce .. Keta meritonin Si Cauceshku,,por. Demokracia e ka Zemren e madhe ...

    Përgjigju
  • Arbëri: 15/03/2020 19:53

    Këta jan VIRUSI më i pist shqiptarë...!

    Përgjigju
  • nuriu: 15/03/2020 18:44

    Kur flasin dhe keta plera qe e shkateruan mjekesine. Ne kohen e doktor rrumpalles ne spilalin Nen Tereza shiteshin qofte, pace, pilaf, pula te ngordhura ne zgare dhe me e forta ne keto mejhane as tualete nuk kish. Ky ish spitali i Sali rrumpalles, Tritan gagacit, Tit floririt e kompani. Mbyllini halet o plera qe na shkaterute PD.....

    Përgjigju
  • dada: 15/03/2020 17:55

    Si nuk ju vjen turp ketyre tr Pd nuk thone qe ne mjeket e Pd jeni bashkuar armates se mjekeve te Rsh. po na recitojne se duhen me shume gjera haha

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 15/03/2020 17:50

    Jeni te sigurt qe jane vetem 27 vete?vetem ne spitalin e durresit pardje jane bere mbi 37 tampone, te colare u eshte kthyer pergjigje sot paradite.te gjithe keta +Te tjere qe jane bere para 3 distesi jane perso nel i spitalit.pra shifra juaj eshte teresisht e pasakte. Ju vazhdon me teorie e panikut.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?