PD: Rama e Lleshaj kanë në dorë shkarkimin e Ardi Veliut, por heshtin! Janë peng i urdhrave të paligjshëm

PD: Rama e Lleshaj kanë në dorë shkarkimin e Ardi Veliut, por heshtin! Janë peng i urdhrave të paligjshëm

Mos reagimi i kryeministrit Rama dhe ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj për publikimin e videos nga Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka detyruan sot sërish PD që të reagojë duke kërkuar shkarkimin e tij.

Në një dalje për mediat, ish-deputetja e PD, Albana Vokshi thotë se kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj po heshtin, në vend që ta shkarkojnë.

Për Vokshin, Heshtja e kryeministrit dhe e Ministrit të Brendshëm është një veprim mafioz dhe një provë se veprimi i Ardi Veliut është linjë partiake dhe qeveritare.

Reagimi i Albana Vokshit

Pak gjëra kanë sjellë një zemërim aq të madh të qytetarëve sesa qendrimi i djeshëm kriminal i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Socialistë apo opozitarë, të gjithë kërkojnë shkarkimin e Ardi Veliut.

Një zyrtar që justifikon dhunën policore kundër një të mituri duke sulmuar nënën e tij me metodat e sigurimit të shtetit nuk duhet të ketë vend në Policinë e Shtetit.

Pavarësisht kërkesës unanime për të larguar Ardi Veliun, njerëzit që kanë në dorë shkarkimin e tij, po heshtin. 

Edi Rama bën sikur nuk ka parë gjë, Sandër Llëshaj bën sikur nuk ka kuptuar gjë, duke shpresuar se me kalimin e kohës do ta shpëtojnë mercenarin e tyre dhe të bandave kriminale.

Heshtja mafioze e kryeministrit dhe e Ministrit të Brendshëm për qendrimin skandaloz të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, është prova më domethënëse se veprimi i Ardi Veliut është linjë partiake dhe qeveritare.

Duke mos e shkarkuar atë, Edi Rama provon se do të bënte të njëjtën gjë si Ardi Veliu, do të sulmonte si mafioz një grua për të justifikuar dhunën policore ndaj djalit të saj të mitur.

Edi Rama është peng i urdhrave të paligjshëm që ka zbatuar herë pas here për llogari të tij Ardi Veliu.

Kjo shpjegon heshtjen e Edi Ramës dhe të Sandër Lleshajt, në një kohë kur e gjithë Shqipëria është e revoltuar dhe kur të gjithë duan që Ardi Veliu të mos përfaqësojë më Policinë e Shtetit. 

Një kryeministër normal, i papërzierë në punë të pista, do ta kishte shkarkuar menjëherë një drejtor policie që justifikon me prova të sajuara rrahjen e një të mituri për shkak të prejardhjes familjare, sulmon si kriminel gjakftohtë një nënë kryefamiljare dhe që shkel të drejtat e njeriut.

Të dashur qytetarë!

Sa herë të shikoni Ardi Veliun, mos harroni zemërimin legjitim që keni sot! Ardi Veliu është Edi Rama! Këta mendojnë se mund të bëjnë gjithçka me jetët tuaja dhe të fëmijëve tuaj dhe të mos japin llogari, por i kanë bërë llogaritë gabim!

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Viktime e vjedhjes: 31/05/2020 03:20

    O Tosi o krrric I Rames e din ti qe Jane vjedhur shtepi dhe Jane denacuar Me emer HAJDUTERIT dhe drejtoret e POLICIVE Duke perfshire dhe injorantin Veliu qe nuk din as te FLASE MBYLLIN ceshtjet se Jane militante PS DHE keta police partjake duhen te XHDUKEN nga POLICIJA e shtetit

    Përgjigju
  • Teme: 31/05/2020 02:53

    Eshte polic I superpolitizuar duhet te largohet

    Përgjigju
  • Tosi: 30/05/2020 19:42

    Amon cfare surratgerdalle, me ta shpifur, mos e nxirrni me se tremb femijet

    Përgjigju
  • haha: 30/05/2020 18:58

    ate qe beri Veliu njehere ju i beni perhere ....dhe asnjehere nuk moret mundimin te kerkoni ndjese.....keni shkaterruar jete vetem me rrenat e juaja.....te shkretet ne kur ne pushtet te vijne keta....nese mendoni se Edi Rama eshte i keq, nuk keni pare gje akoma.....PD eshte levizje terroriste

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë